Qeveria jemenase dhe këshilli separatist nënshkruan marrëveshjen e Riadit

Qeveria jemenase dhe këshilli separist kanë nënshkruar një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit të tyre në disa qytete jugore të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Aden, raporton AA.

Marrëveshja u nënshkrua në kryeqytetin saudit Riad midis qeverisë jemenase dhe Këshillit Kalimtar Jugor (STC) të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Marrëveshja u nënshkrua nga zv/kryeministri i Jemenit, Salem al-Khanbashi, që përfaqëson qeverinë jemenase, dhe nga Nasser al-Khabaji, përfaqësuesi i STC-së, në prani të liderëve dhe politikanëve jemenasë, arabë dhe të tjerë të huaj.

Presidenti i Jemenit, Abdrabbuh Mansur Hadi, Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman dhe Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit.

Shekulli Agency