Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në mbrojtje të vendimit të tij për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria ka deklaruar se “mjaftueshëm turq” kanë humbur jetën si rezultat i konflikteve në kufijtë e Turqisë.
“Ju duhet të shikoni të dy mënyrat. Ne kemi një lajm shumë të mirë që po vjen. Mbajtja e armëpushimit”, u tha Trump gazetarëve pasi thirri zyrtarët e lartë në Shtëpinë e Bardhë.
Më 9 nëntor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët nga verilindje e Sirisë, në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.
Më 17 janar, Turqia u pajtua të pauzojë operacionin për 120 orë për të lejuar tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e sigurt e planifikuar.