Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) e përbërë nga luftëtarët opozitarë hyri në territoret në lindje të lumit Eufrat në Siri në mbështetje të operacionit “Burimi i Paqes”, transmeton AA.
Elementët e SNA-së në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” i filluar dje kundër organizatave terroriste nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë hyrë në rajonet në lindje të Eufratit të cilat ndodhen nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK.
SNA ka ofruar kontribute të rëndësishme duke dhënë mbështetje për TSK-në edhe në operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.