Trump njofton tërheqjen e trupave nga Siria

Presidenti i SHBA-së Donald Trump të hënën përsëriti zotimin e administratës së tij për tërheqjen e turpave nga Siria pas një bisede telefonike me homologun turk një ditë më parë.

“Shtetet e Bashkuara ishte paraparë që të jenë në Siri për 30 ditë, kjo ishte shum vite më parë. Ne mbetëm dhe u futëm thellë e më thellë në betejë pa një cak në horizont”, shkroi Trump herët në mëngjes në Twitter.

Trump tha se DEASH-i ishte “shpartalluar” në Sirinë veriore kur ai mori drejtimin e administratës “duke mposhtur me shpejtësi 100 për qind” të grupit dhe duke kapur të gjithë mijëra anëtarët e tij “kryesisht nga Evropa”.

Ai kritikoi Evropën për moskthimin e tyre pas dhe kundërshtoi Evropën.

“Jo, ne ju kemi bërë një shërbim të madh dhe tani ju dëshironi nga ne që t’i mbajmë në burgjet e SHBA-së me një çmim të lartë. Ata janë tuajt për gjykim. Ata përsëri thanë ‘Jo’, duke na menduar ne, si zakonisht, si ‘grumbullues’ në NATO, në tregti, në çdogjë”, tha Trump.

Trump ritheksoi tërheqjen e trupave të SHBA-së nga zona e konfliktit ku nuk kanë intersa kombëtare.

“Ne do të luftojmë atje ku kemi benifite, dhe vetëm luftëra për të fituar. Turqia, Evropa, Siria, Irani, Iraku, Rusia dhe kurdët, tani duhet të kuptojnë situatën dhe se çfarë duan të bëjnë me luftëtarët e kapur të DEASH-it në ‘fqinjësinë’ e tyre”, shkroi Trump.

Poashtu, presidenti i SHBA-së tha se kurdët, duke iu referuar grupit terrorist YPG në Siri, “janë paguar me shuma të mëdha parash dhe paisje” për të luftuar me SHBA-në, në shenjë kritike ndaj politikave të ish-administratave të SHBA-së.

“Ata kanë luftuar Turqinë për dekada. E mbajta jashtë këtë luftë për gati tre vite, por tani është koha për ne që të dalim nga këto luftëra qesharake që nuk kanë fund, shum prej tyre fisnore, dhe t’i sjellim ushtarët tanë në shtëpi”, tha Trump.

Në një dekalratë të dielën vonë, Shtëpia e Bardhë tha se Turiqa mund së shpejti të realizojë “operacionin e saj të planifikuar gjatë” në Sirinë veriore.

“Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara nuk do të mbështesin apo përfshihen në operacion dhe forcat e Shteteve të Bashkuara, pasi kanë mposhtur ‘Kalifatin’ territorial të DEASH-it, nuk do të jenë më në zonën e menjëhershme”, thuhet në deklaratë.

Zhvillimet vijuan disa orë pas bisedës telefonike mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe homologut të tij amerikan Donald Trump, gjatë së cilës, bazuar në burime brenda presidencës së Turqisë, u planifikua një takim në nëntor. 

Presidenti i Turqisë të hënën gjithashtu tha se operacioni kundër grupit terrorist YPG është i mundur edhe para nisejes për Serbi.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra e fëmijë.

Rusia e njeh të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje

Shekulli Agency