Serbia mbyll kufirin, nuk lejon shqiptarët të votojnë

votime-luginNë Medvegjë po zhvillohen sot zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale. Sipas të dhënave të Komisionit Komunal Zgjedhor, procesi zgjedhor po shkon deri tash pa probleme.

Kryetari i Komisionit komunal zgjedhor, Zoran Radenovic i ka thënë agjencisë së lajmeve Tanjug se sipas informacioneve të Komisionit për zgjedhjet deri në orën dhjetë kanë votuar rreth tetë për qind e votuesve. “Ne vizituam disa vendvotime, nuk ka probleme “, ka deklaruar ai.

Sekretari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Ivan Kostic ka thënë se zgjedhjet po zhvillohen në përputhje me ligjin, dhe se rezultatet e para do të dihet pas 10 orësh.

Në këto zgjedhje marrin pjesë pesë lista zgjedhore prej tyre tri serbe dhe dy shqiptare, ndërsa janë të regjistruar rreth 10.500 votues.

Zgjedhjet lokale në Medvegjë janë shpallur nga presidentja e parlamentit të Serbisë, Maja Gojkovic, pasi më 8 qershor, Qeveria serbe shpërndau Kuvendin Komunal të Medvegjës. Ky vendim kishte ardhë nga Qeveria me arsyetimin se nuk ishte mbajtur asnjë seancë e kuvendit komunal brenda afatit të paraparë ligjor.

Ndërkohë raportohet se në pikën kufitare mes Prishtinës dhe Medvegjës, është një numër i madh qytetarësh që janë nisur për të votuar mirëpo nuk po lejohen nga policia serbe të kalojnë kufirin.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.