Në vitin 2018 regjistrohet rritje e racizmit anti-musliman në Evropë

Sipas Fondacionit për Hulumtime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) me qendër në Ankara, incidentet islamofobike shënuan rritje në të gjithë Evropën për shkak të rritjes së ndikimit të lëvizjeve djathtiste.

“Raporti i Islamofobisë Evropiane 2018”, i publikuar së fundmi nga SETA, u përqëndrua në detaje mbi dinamikën themelore që mbështesin drejtpërdrejtë ose indirekt rritjen racizmit anti-musliman në Evropë.

Raporti hedh dritë mbi “terrorizmin islamofobik dhe ndikimin e ligjërimit anti-musliman mbi të drejtat e njeriut, multikulturalizmin dhe gjendjen e ligjit në Evropë”.

Rritja e islamofobisë, siç thotë raporti, përbën një kërcënim jo vetëm për muslimanët, por edhe për sigurinë dhe stabilitetit të Evropës.

Raporti thekson se media po ashtu luajti një rol vendimtar në riprodhimin dhe normalizimin e racizmit anti-musliman.

“Në përgjithësi ekziston vetëm pak mbulim pozitiv i mediave të komuniteteve muslimane në Evropë. Urrejtja islamofobike shpesh përhapet nëpër internet”, theksoi raporti, duke shtuar se ndjenjat anti-muslimane po ashtu u manifestuan rregullisht në peticione.

Më tej, raporti theksoi se gjuha islamofobike nga politikanët e niveleve të larta, kryesisht nga e djathta ekstreme, normalizon një gjuhë dehumanizuese dhe raciste kur bëhet fjalë për potretizimin e muslimanëve.

“Muslimanët janë ndër viktimat e para të rritjes së të djathtës ekstreme në Evropë”, tha raporti.

Disa parti kryesore po ashtu “legjitimuan urrejtjen ndaj tjetrës”, madje duke përdorur “argumente të së djathtës ekstreme për qëllime elektorale”, shtoi raporti.

– Incidentet islamofobike në rritje në të gjithë Evropën

Në vazhdim, raporti theksoi se aktet e dhunshme nga ideologjia dehumanizuese e racizmit dhe viktimizimi gjithnjë e më tepër i muslimanëve bëhet vetëm për shkak të besimit të tyre.

Raporti vuri në dukje se në vitin 2018 rreth 70 raste të incidenteve islamfobike janë regjistruar në Belgjikë, ku 76 për qind e viktimave ishin femra.

Në Austri në vitin 2018 u regjistruan 540 raste të incidenteve islamofobike, krahasuar me 309 raste në vitin 2017, një rritje me rreth 74 për qind të aktiviteteve anti-muslimane.

Në Francë në vitin 2018 u regjistruan 676 incidente islamofobike kundrejt 446 në vitin 2017, një rritje prej 52 për qind. Ndër 676 incidentet, 20 janë përfshirë në sulme fizike, 568 në diskriminim dhe 88 në gjuhë të urrejtes.

Në Gjermani pati 678 sulme ndaj muslimanëve, përfshirë 40 sulme ndaj xhamive. Po ashtu 1.775 sulme u kryen kundër refugjatëve, 173 në shtëpitë e azilit dhe 95 ndaj punonjësve të ndihmës.

Në Holandë 91 për qind e gjithsej 151 incidenteve të raportuara të diskriminimit fetar ishin kundër muslimanëve.

Raporti po ashtu theksoi se krimi i motivuar në Angli dhe Uells u rrit me 415 për qind nga viti 2011 në vitin 2018.

SETA është një institut kërkimi jofitimprurës i dedikuar për studime inovative mbi çështjet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Shekulli Agency