Bush futi Iranin në Irak, Obama në Siri, a do të bëjë Trump të njëjtën gjë me Arabinë Saudite?

Një prej mediave që trajtojnë çështje në Lindjen e Mesme, aludon për një strategji të sofistikuar amerikane në lidhje me rolin e Iranit në rajon, ku nga armik realitetet ndër vite e tregojnë si mik.

Qasja është e tillë:

George Bush pushtoi Irakun dhe hapi derën e Iranit për të qeverisur këtë vend. Sot, Iraku është kukull i Iranit, ku ligjin e bëjnë me dhjetëra mijëra anëtarë të mirëarmatosur të milicive të shumta shiite në këtë vend.

Barack Obama, siç bën sot Donald Trump, kërcënoi të pushtonte Iranin dhe përfundimisht hoqi të gjitha sanksionet ndaj tij. Gjithashtu, gjatë epokës së Obamës, Amerika lejoi Iranin të hynte në Siri, ku sot ka dhjetëra baza ushtarakeiraniane. Irani gjithashtu ka mijëra militantë paramilitar shiitë në Siri të gatshëm të veprojnë sipas urdhrave të Teheranit.

Një rast i ngjashëm është me Hezbollahun, i cili është rritur në një organizatë të fuqishme terroriste vitet e fundit.

Tani në skenë është Donald Trump që po kryen lojën e tij me Arabinë Saudite. A do ta pushtojë Irani Arabinë Saudite në fund të asaj loje? Irani tashmë kontrollon gjysmën e Jemenit, e kjo si rezultat i Arabisë Saudite.

Kur bëhet fjalë për Amerikën, të gjitha opsionet janë të mundshme. Presidentët amerikanë janë miq të dëshmuar të Iranit -përfundon qasja aluduese.

tesheshi.com

Shekulli Agency