KFOR-i turk mbështetje arsimit në Kosovë

Kontingjenti turk i KFOR-it në Kosovë ka rinovuar fushën e sportit dhe ka ndërtuar një kënd lojërash në shkollën fillore “Naim Frashëri” të komunës së Vushtrrisë.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, ministri i Administratës Publike, Mahir Yağcılar, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, deputetja e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) dhe zëvendëskryetarja e Kuvendit të Kosovës, Müferra Şinik, deputeti i KDTP-së, Fikrim Damka, kryetari i delegacionit Turk në misionin e forcave të paqëruajtëse (KFOR) në Kosovë, Numan Baş, koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Hasan Burak Ceran, mësues, nxënës dhe prindërit.

Ambasadori Sakar, në fjalimin e tij, vuri theksin në arsimin në Kosovë të cilin e përshkroi si një vend me popullsi të re dhe dinamike.

“Duke e ruajtur këtë shembull të vëllazërisë në këtë shkollë të bukur ku nxënësit shqiptar dhe turq, bashkë dhe në mënyrë vëllazërore marrin arsim, luajnë lojëra, do ta transferojmë në të ardhmen me përpjekjet tona të përbashkëta”, u shpreh ai.

Ndërsa Baş, tregoi se janë të nderuar të kontribuojnë në emrin e popullit turk dhe Republikës së Turqisë në shkollën fillore “Naim Frashëri” e cila është themeluar në vitin 1954 dhe ka 680 nxënës.

Drejtori Drejtorisë Komunale të Arsimit në Vushtrri, Afrim Namani, tha se “Ndihem mirë si drejtor komunal i arsimit që shteti turk po na qëndron shumë pranë, përmes projekteve, përmes bashkëpunimit të formave të ndryshme qoftë bashkëpunimit me shkollat e Turqisë”.

Pas fjalimeve të pranishmit kaluan në prerjen e shiritit të projektit të realizuar.

Shekulli Agency