Paralajmërim për mbarë njerëzimin

Libri “Rendi i ri botëror” është vepër kapitale e literaturës botërore shpirtërore, libër aktual sepse ecë para kohës dhe u prinë zhvillimeve të ardhëshme. Kjo vepër është pjesë e begatisë së paçmueshme shpirtërore dhe burim i njohurive të jashtëzakonshme për tragjedinë kosmike të cilat nuk mund të gjenden askund në formën e këtillë. Ajo ngërthen një arsenal të gjerë dhe të mirëfillt të informatave të cilat ndihmojnë për t’u drejtuar një ditë kur e tërë bota do të humbë orientimin dhe për të qëndruar esull para vërsuljeve më të tmerrshme të stuhive të fundit apokaliptike (kiametike) dhe gjatë kohës së goditjeve më të tmerrshme të cilave bota jonë do t’u ekspozohet në ”ditët e fundit” siç e profetizon Libri Hyjnor – Kur’ani Famëlartë. Kjo vepër do t’ju frymëzojë, do të ndihmojë dhe do t’ju mbrojë pikërisht kur të keni nevojë më së tepërmi dhe do t’ju shpiejë në ardhmërinë  të cilën e gjakoni.                                                                        

PARATHËNIE 

Islami, krishterizmi dhe judaizmi janë tre religjione (fe) hyjnore (botërorë) monoteiste të cilët e përfshijnë gjysmën e popullatës së sotme të botës. Muslimanët, të krishterët dhe judaistët (hebrenjtë) e njohin dhe e adhurojnë Zotin e përbashkët të cilin të parët e quajnë All-llahu, të dytët Perëndia dhe Zoti kurse të tretët Jehova. Atij i janë falur, i kanë shërbyer dhe prej Tij i kanë marr mesazhet profetët e vjetër, – Ademi, Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai dhe së fundi i Dërguari i Allahut, Pejgamberi i fundit dhe vulë i pejgamberisë Muhammedi a.s. All-llahu qoftë i kënaqur me ta. Ato mesazhe dhe porosi, profetët i kanë shënuar dhe i kanë vëndosur në librin e përbashkët – të shenjt hyjnor i cili quhet Kur’an. 

Mirëpo, me kalimin e kohës, krishterizmi pësoi shumë ndryshime duke e ndryshuar të vërtetat e ndryshëm prej saj nga ana e klerikëve të lartë kishtar. Dhe për fat të keq sot, konkluza është se Biblën megjithatë e ka shkruar dora njerëzore. Dihet mirë se, doktrina e krishtit (Isait a.s.) kishte një karakter të gjithmbarshëm, ajo s’bënte dallim racash, i madh apo i vogël, gjuhësh apo ngjyrash, të gjithë ishin një. Më  vitin 1059 përfundimisht u nda perandoria romake, në atë romake katolike perëndimore dhe ajo lindore bizantine ortodokse.   Kisha katolike u formua mbi Petrus, e cila u themelua mbi malin shkëmbor Petrus, e cila gjendet në Romë nën themelet e Vatikanit. Doktrina e tyre qëndron “Cezari në emër të perëndisë”, “ Papa flet në emër të Zotit”.   

Kisha protestante u formua nën doktrinën e “Ndarjes së kishës nga shteti”-(Laicizmi dhe sekularizmi) tërë botën moderne e qeverisë modeli i doktrinës së kishës totalitare protestante. Këta ideologji, qartazi paraqesin problem kryesor në teologjinë bashkëkohore, i cili njëkohësisht ka sjellur deri te kriza e fesë tek njerëzit në perëndim. Pra, nëse përjashtohet Zoti, nëse nuk ka Zot, çdo gjë lejohet dhe qëllimi arsyeton çdo mjet. 

Sipas Kur’anit  të cilët  libri i shenjt i islamit All-llahu (Zoti) është Një, i amshueshëm, më madhështor, i paskajshëm, i përsosur, dhurues i shenjt i paqjes, mbrojtës i fesë, i gjithëfuqishëm, më i dituri dhe më i dashuri; Ai është Zot dhe zotërues, fillimi dhe krijuesi i çdo gjëje që ekziston; çdo gjë ekzistuese në tokë dhe në qiell është në saje të Tij dhe Atij i thurrë lavdi. 

Libri i Shenjtë hyjnor Kur’ani na mëson se me krijimin e njeriut ndodhi një “rebelim”. Kundër urdhërit të Zotit është ngritur dhe është “rebeluar” Azazili (Iblisi)  që tentoi para Zotit të tregoi se ai është  më i vlefshëm prej Ademit, sepse ai është krijuar nga zjarri kurse ai (Ademi) nga dheu. Ky arogancë e tij e bëri që ta humbas pozitën që kishte tek All-llahu dhe u dëbua. 

Rebelimi dhe armiqësia në tokë, përplasja ndërmjet dy armatave jashtëzakonisht të mëdha të botës! Konfliktin kosmik të cilin e bartën satani (Iblisi) dhe demonët (shejtanët) e tij në planetin tonë e ndezën zjarrin e urrejtjes, të smirës, të krimit, të mërisë, të padrejtësis, të frikës, të shqetësimeve,të konflikteve, të diktaturës, të terrorizmit, të persekutimeve, të pësimeve, sëmundjeve, luftrave, pikëllimit dhe të mjerimit, kaosin, vdekjen… 

Në këtë libër “Rendi i ri botëror” është jashtëzakonisht interesante dhe e bukur, tejet serioze dhe në pikëpamje teologjike të qëndrueshme e përshkruar këtë përplasje kosmike ndërmjet njeriut dhe djallit dhe në mënyrë të qartë pasqyroj skenat e përgjakshme të luftës tragjike të mileniumeve ndërmjet të mirës dhe të keqes që u zhvillua dhe zhvillohet në planetin tonë me të gjitha pasojat e këqija, refuzuese dhe averzive me një vështrim të posaçëm në zgjidhjen dinamike të fundit dhe me finalen e përgjakshme por edhe të lavdishme.

Është dëm i pakompenzueshëm për një popull në qoftë se nuk e ka këtë libër briliant, për ta lexuar dhe për t’i përjetuar bekimet e shumëta dhe për ta begatuar jetën e tyre shpirtërore me pasurinë e amshueshme dhe të pashkatërrueshme të një niveli më të lartë. Për këtë arsye, jam munduar, përkujdesur dhe kam bërë përpjekje të mëdha që librin me standarde të lartë, që lexuesve të nderuar  të sferës gjuhësore t’ua bëjë të mundshme të vërtetat e saja Hyjnore të shkëlqyeshme dhe të çmueshme të cilat kanë qenë privilegj për popujt tjerë të cilët këto vlera që më parë i kanë pasur të kapshme. 

Të dashurit e mi, përplasja e njeriut në njërën anë dhe djalli në anën tjetër së shpejti do të përfundojë në planetin tonë të tokës me ngadhnjimin triumfal të së mirës ndaj së keqes. 

Në bazë të profetizimit Kur’anor para nesh janë ditët e ankthshme monstruoze të ngarkuara me shenja të tmerrshme dhe me ngjarje fatale. Bota është duke qëndruar në pragun e “krizës së shekujve” para shkretërimeve të tmerrshme me dimensione apokaliptike, kur me tërë forcën do të përplasen edhe të gjitha stihitë natyrore të cilat si shpata të Demokleut qëndrojnë mbi kokat tona, të gatshme që në çdo moment të vërsulen mbi ne si tronditje të fuqishme. Tërmetet e shpeshtuarë të fortë e gjithnjë më të fortë të cilët janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshmërisë,vërshimet dhe thatësirat e tmerrshme, zjarret e pakontrollueshme, uraganet e pashembullt, ciklonet, tajfunet dhe tornadot, fatkeqësitë dhe katastrofat më të ndryshme me radhë të cilat ndodhin “një herë në njëqind vjet” e ndoshta edhe “një herë në njëmijë vjet” – të cilat me tërë vrazhdësinë e tyre me themel do ta ndryshojnë pamjen e planetit tonë – ringjallja e vullkaneve me shekuj të shuar si dhe aktivizimi i vullkaneve të reja të cilët na shkaktojnë ankth, së bashku me situatat ekstremisht kaotike dhe pesimiste në fushën e marrëdhënieve ndërnjerëzore – paralajmërojnë kthesën e profetizuar Kur’anore në historinë e gjithësisë në të cilën ndodhet edhe planeti yn, kthesën prapa së cilës konflikti kosmik dhe e kaluara historike janë të lidhura me mëkatin dhe me të gjitha ankthet e tmerrshme, të këqija dhe averzive të cilat do të shkojnë në pakthim dhe në harresën e amshueshme. 

Para pak vitesh e kaluam vitin 2000, vitin jubilar të pritur shumë kohë dhe të paralajmëruar në mënyrë pompoze me shumë jubile të planifikuar dhe të realizuar dhe me dëshira dhe shpresa të panumërta të shprehura të cilat i përgjigjen vitit të tillë të kthesave epokale, duke shpresuar se ky vit do të jetë hyrje në një epokë të re e cila planetin tonë të tokës do ta shpiejë në ujëra më të qeta. Mirëpo, pa marr parasysh dëshirat e mëdha dhe të bukura, shpresat dhe pritjet e fuqishme që njerëzit ta kapërcejnë fazën e saj aq qartë të anktheve të historisë së saj të pluhurosur të cilën njerëzit me zemër dhe shpirt dëshirojnë ta tejkalojnë për t’i përballuar tronditjet dhe frustrimet e përditshme që i përjetojnë – ajo megjithatë është duke shpejtuar drejtë fatit të saj skajshmërisht të vrazhdët dhe të përgjakshëm, drejtë ngjarjeve përfundimtare të ashpra dhe drejtë skenave që janë parë nga syri i profetëve dhe janë dëshmuar nga profetizimet Kur’anore, sipas të cilave njerëzimi do të ballafaqohet me krizën e përgjithshme të pamëshirshme e cila kurr më parë nuk ka ekzistuar në historinë e saj të përgjakshme. Ju lutem që me kujdesin më serioz dhe me një dozë frike dhe respekt më të madh të mundshëm, në mënyrë solemne si atëherë kur ekzekutohet hymni shtetëror ta mbajmë qëndrimin gatitu dhe pa frymë, për ta dëgjuar shpalljen hyjnore për të ardhmen e drejtpërsëdrejtë të tmerrshme, për errësirën e pakrahasueshme të dendur në të cilën tani më dukshëm është duke rënë, duke batisur dhe kur së shpejti në mënyrë të pakthyeshme do të përmbytet planeti yn. Të nderuar, në qoftë se ndonjëherë prej nesh është kërkuar që të jemi thellësisht dhe deri në kufijtë e fundit të vetëdijshëm për diçka, për ndonjë çast, atëherë padyshim se ky është pikërisht ai çast – çasti kur jemi duke e dëgjuar zërin e All-llahut të gjithëpushtetshëm, zërin e librit të Tij hyjnor Kur’anit Famëlartë. 

Gjëra të tmerrshme! Rrufe të përgjakshme – më të tmerrshmet ngado qofshin – lemeri të vërteta, dimensionet reale të të cilave njeriu nuk mund as t’i përfytyrojë, as t’i paramendojë me të cilat është përfshirë dhe nëpër të cilat me dhimbje është duke kaluar planeti yn, tmerret të cilat janë duke varguar dhe shumëzuar mbi të, sa më tepër që jemi duke iu afruar fundit final të historisë së botës – skenat Kur’anore dhe ngjarjet të cilat me një dinamikë jashtëzakonisht të ngjeshur dhe me hapa galopi po plotësohen para syve tanë dhe po dalin nga suazat e fatkeqësive dhe katastrofave natyrore, janë duke marr dimensione të kataklizmave dhe sado këto ngjarje për ne të jenë të tmerrshme, të ankthshme, të papranueshme, megjithatë ne jemi të përfshirë nga stuhia e tyre dhe nuk mund t’i injorojmë e as t’i përballojmë, ne ato e as ato ne, për arsye se e ndajmë hapësirën dhe kohën e përbashkët, prandaj deshtëm apo s’deshtëm me to duhet të hyjmë në dyluftim. Në ajetin Kur’anor All-llahu xh.sh. thotë: 

“E kur të vijë vala e madhe (kijameti), Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar. E Xhehenemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh. E për sa i përket atij që ka tepruar, dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote, Xhehenemi do të jetë vendi i tij. E kush u frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, Xhenneti është vendi i tij”.(En-Nazijat:34-40) 

Në bazë të këtyre dhe profetizimeve tjera Kur’anore është fjala për ekzistencën në këtë planet çfarë e njohim ne e në këtë mënyrë edhe për ekzistencën e civilizimit të sotëm i cili është duke i shkelur normat e veta.

Duhet theksuar se nuk është fjala për profetizimet e Nostradamusit e as për çfarëdo profetizimesh tjera të rrejshme apo kuaziprofetësh tjerë të rrejshëm, por para syve të lexuesve i pasqyroj profetizimet e profetëve të Zotit të cilat i përkasin “kohës së fundit” apo “ditëve të fundit”, ashtu siç quhen ditët tona në Kur’an. 

Qëllimi yn nuk është që në këtë pasqyrë Kur’anore, të “Kohës së fundit lunare” me të gjitha stuhitë e veta të tmerrshme ashtu siç janë përshkruar në faqet e shenjta të Librit Hyjnor – Kur’anit te lexuesit tanë të çmueshëm ta mbjellim frikën plotësuese dhe të shkaktojmë shqetësim dhe panik. Përkundrazi, jemi duke bërë përpjekje t’u ndihmojmë që ta kuptojnë drejtë këtë kohë të ngarkuar me rreziqe dhe t’i ballafaqojmë me realitetin i cili është duke u bërë presion çdo ditë e më tepër; që ta kuptojnë dhe ta tejkalojnë panikun i cili tani më e ka përfshirë thellësisht botën e cila çdo ditë e më tepër është duke fundosur në greminën e thellë. 

Qëllimi dhe dëshira jonë fisnike është që njerëzve t’u japim informata burimore dhe mundësi që të njihen me pasqyrën reale të këtyre gjendjeve, me ngjarjet e para me sy dhe paraprakisht të profetizuara dhe të shkruara në Kur’an, me qëllim që të mos befasohen, që të përgaditen me kohë dhe më lehtë të ballafaqohen me të ardhmen e afërt kur t’u thotë në Kur’an: 

“Betohem në ditën e kijametit; betohem në shpirtin që është shumë qortues? A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij? Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si ka qenë edhe majat e gishtave të tij! Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe mëtej në mëkate. Andaj edhe pyet:”Kur është dita e kijametit? E kur të merren sytë (të parët)? E të zëhet hëna (errësohet) Dhe të bashkohet dielli e hëna. Atë ditë njeriu do të thotë:” Nga të iket!” Jo, nuk ka strehim! Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku! Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa”.(El-Kijame:(1-13) 

Lexuesit tanë janë tepër të shtrenjtë që të mos ua tërheqim vërejtjen dhe t’i lëmë të papërgaditur për t’u ballafaquar me ortiqet e mëdha të cilët janë duke u rrokullisur gjithkah nëpër botën tonë dhe gjithnjë e më tepër janë duke u rrokullisur rreth nesh duke lënë prapa vetes shkretira, duke shkatërruar një numër jashtëzakonisht të madh të jetërave njerëzore si dhe ekonomitë jo vetëm të shteteve të caktuara por edhe të tërë rajoneve e bile edhe më gjërë – këto janë ortiqe të cilat nuk janë duke u qetësuar dhe duke u tërhequr as para forcës së më të pasurve dhe më të fuqishmëve dhe nuk janë duke u ndalur,as para kasollave dhe lutjeve të më të varfërve për të cilët askush në këtë botë nuk është duke u kujdesur e as është duke i mbështetur, këto janë ortiqe para të cilave kanë mbetur të nemitura shkenca, teknika, ekonomia – para të cilave njeriu është i tmerruar.   

Po! Lexues i nderuar, ju nuk jeni kashtë në lamë apo pupël në erë për të ju çuar orkanët fishkëllima e të cilëve është duke u dëgjuar gjithnjë e më furishëm, për të mos gjetur vend askund, për të ju humbur çdo gjurmë, për t’u zhdukur, për të mbetur në harresë dhe për të shkuar në pakthim, për t’u humbur kujtimi për ju. Ju jeni pjesëtare e familjes njerëzore me vlera dhe dinjitet njerëzor dhe për ju është paguar çmimi jashtëzakonisht i lartë. Zoti ju don pa masë pasi që para syve të Tij jeni më të shtrenjtit. 

Rëndom, njerëzit vështirësitë e pritura i stërmadhojnë, por ky nuk është rast me hallet të cilat janë në horizont. Ato nuk mund t’i përshkruaj as imagjinata më e bujshme, as pena më e shkathët njerëzore. Këto janë ditët të cilat do të na i heqin dhe qërojnë lusprat tona me të cilat me vite kemi qenë të mbështjellur dhe të strehuar shtruhera në të cilat në dukje jemi ndjerë të qetë dhe të sigurtë dhe kemi osciluar në do farë pozitash baraspeshuese të cilat i kemi zgjedhur vetë. Duke bërë hapa përpara-prapa, të vetëbindur në përcaktimet tona të drejta politike, nacionale, fetare dhe në përkatësitë dhe përcaktimet e të gjitha llojeve të tjera. Në stuhinë e cila së shpejti do të na përfshijë do të dëshmohet dhe do të zbulohet se shtyllat në të cilat është mbështetur përkatësia e jonë nuk janë kurrfarë garancie e as shtylla të cilat mund të na ndihmojnë për të qëndruar në këmbë pas goditjeve të këtyre stuhive por kallam i thyeshëm në të cilin nëse edhe më tutje mbështetemi – do të rrëzohemi.  Në qoftë se feja jonë nuk është fe e vërtetë – fe e Zotit – ajo do të shkatërrohet pas goditjeve të para të kohës së “ditëve të fundit” sepse Zoti e dha urdhërin e shkatërrimit kundër mbarë botës, për ta kryer punën e vet veprën e jashtëzakonshme, për ta bërë punën e vet të mrekullueshme” All-llahu në Kur’an thotë: 

“E kur të ngjajë ndodhia (kijameti), realitetin e asaj ndodhie nuk ka kush që do ta përgënjeshtrojë. Ajo është që rrëzon, është që ngrit lartë, (ajo ndodh) kur toka tundet me dridhje të forta, e kodrat shkapërderdhen e bëhen copë e thërmi, e bëhen pluhur i shpërndarë, dhe ju të ndaheni në tri grupe. E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se? Po të majtit, kush janë ata të majtit? Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë). Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti).”(El -Vakia:1-11) 

Ne, do të jemi shumë të gëzuar dhe të kënaqur në qoftë së lexuesit tanë të nderuar, vërtetë kohën tonë do ta identifikojnë si “kohë të fundit”, si “ditët e fundit” por edhe si çast dhe rast të tyrin që me kohë të rirreshtohen dhe të dalin në anën e vërtetë – nën flamurin e All-llahut të Lartësuar, që të mos rrëzohemi para stuhisë së “krizës së shekujve” para të cilës gjendet planeti yn dhe të jemi të gatshëm ta kapërcejmë pragun e amshimit dyert e të cilit Zoti i hapë gjërësisht për besimtarët dhe besimtaret na fton që të hyjmë nëpër to.

prof. Eroll Veliu Shkeputur nga Libri: “Rendi i ri Boterore”

Shekulli Agency