Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.
Haradinaj, fillimisht e uroi ambasadorin Sakar për marrjen e mandatit të ri, duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, thuhet në njoftimin nga Qeveria e Kosovës.
Haradinaj e njoftoi ambasadorin Sakar për prioritet e Qeverisë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e ekonomisë dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët.
Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Sakar e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke theksuar se Republika e Turqisë do të mbështesë edhe më tutje Kosovën, në të gjitha aspektet.
/Anadolu AA/