Senati pret vendimin e Trumpit për vrasjen e Khashoggit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pritet të njoftoj vendimin nëse princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman, ishte përgjegjës për vdekjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, të vrarë në Stamboll.

Në një letër drejtuar Trumpit më 10 tetor 2018, senatori i shquar republikan Bob Corker dhe ai demokrat Bob Menendez kërkuan një hetim për vrasjen e gazetarit saudit nën Aktgjykimin Global Magnitsky për të Drejtat e Njeriut, i cili përfundon sot.

Akti kërkon që Trump të përcaktojë nëse një person i huaj është përgjegjës për vrasje, torturë apo shkelje të tjera të rënda të të drejtave njerëzore të njohura ndërkombëtarisht kundër një individi që ushtron lirinë e shprehjes.

Akti po ashtu kërkon që brenda 120 ditëve nga vrasja presidenti i SHBA-ve t’i raportojë Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë edhe një vendim mbi imponimin e sanksioneve ndaj një personi të huaj ose personave.

Megjithatë, siç raportojnë mediat lokale, Shtëpia e Bardhë pritet të shmangë akuzat e drejtpërdrejta në lidhje me princin e kurorës.

Jamal Khashoggi, një gazetar dhe kolumnist saudit i The Washington Post, u zhduk më 2 tetor 2018 pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Pasi fillimisht deklaruan se ai kishte lëshuar konsullatën, administrata saudite javë më vonë pranoi se Khashoggi u vra brenda konsullatës.

Shekulli Agency