Dijetarët në Indonezi fetva kundër aktiviteteve të organizatës terroriste FETO

Këshilli i Dijetarëve Muslimanë të Indonezisë, përmes një fetvaje të lëshuar, ka shpallur të ndaluara të gjitha aktivitetet e institucioneve që lidhen me organizatën terroriste FETO.

Këshillin i Dijetarëve Tariqas, bëri të ditur se ka analizuar nga aspekti islam aktivitetet e FETO-s në Indonezi, por edhe në shtetet e organizatës ASEAN.

Fetvaja e lëshuar, ndalon të gjitha aktivitetet e lëvizjeve që kanë lidhje me organizatën terroriste të Fetullah Gylenit.

Mes tjerash, u bëhet thirrje të gjithë ithtarëve të Gylenit të pendohen për dëmet të cilat FETO i ka shkaktuar në botën islame, në veçanti për gjakderdhjen përmes tentativës për grusht shteti në vitin 2016.

Dijetarët e Indonezisë, i kanë bërë thirrje presidentit të vendit, por edhe liderëve tjerë në botë që të bashkohen për të ndaluar aktivitetet e organizatës terroriste gyleniste.

Theksi vendoset tek një ndalesë e shpërndarjes së librave gyleniste, e cila do të mbronte gjeneratat e ardhshme.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qëndrim në SHBA, Fetullah Gylen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la të martirizuar 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Shekulli Agency