SI DËSHTOI OPERACIONI ”DOLLAR”!!!?

Shkruan: Savash VELIU   

 Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se lëkundja e fundit ekonomike në Turqi tregon se asnjë shtet në botë nuk është i sigurtë politikisht dhe ekonomikisht sot. Rritja e menjëhershme e dollarit në 7 lira në muajin gusht, është dëshmi e një atentati ekonomik ndaj Turqisë”!

Është Atentat i zhvilluar me plotë vrull që shihet si domosdoshmëri të ndërprerjes së ritjes dhe ngritjes ekonomike të Turqisë që atë e shpie drejt projekteve strategjike të përmasave glabëruese ndaj primatit të diktaturës politike globale që ka eksploatuar fitimin e çdo shteti deri më sot me sistemin mashtrues ekonomik, që pas perdes vepron për megatregëtarët sionist.

Presidenti turk Erdogan gjithashtu shtoi se Turqia së shpejti do ta tejkalojë këtë lëkundje, por nuk do t’i harrojë as oportunistët, as sakrifikuesit e saj në ditët e vështira.

Operacioni filloi nga jashtë si me një buton dikush urdhëroi disa biznismen turk të linkuar me tregun botëror nga bankat turke ti tërheqin paratë jashtë vendit nën pretekse të ndryshme duke përhapur huti (kaos) kinse turqia po fundoset me ç’rast spekulohet se afër 200 miliard dollar ikën prej turqisë duke lënë borxhet popullit derisa fitimi shkoj me biznismenët që ajo të rezultoj artificialisht ngritjen enorme të dollarit përball Lirës Turke. Nga pushteti ky operacion u cilësua si atentat ose grushtet ekonomik. Sot falë këmbënguljes së qeverisë turke përball dollarit amerikan ai po shënon rrënie të ngadalshme dhe ritje të valutës vendore që stabilizonë skenën ekonomike duke ruajtur trended ndërtimore të projekteve strategjike nga komplotet të ulta amerikane.

Disa të ashtuquajtur biznismen turk kanë jashta vendit të disllokuar 300 miliard dollar të fëlliqta që keqpërdoren kundrejt turqisë. Kush janë këta batakçinjë ‘’jo-turk’’ që parat i përdorin për krime të organizuara dhe grusht shtete derisa në mesin e popullit ata gëzojnë autoritet? Këta biznismen janë që parat i fitojnë nga rrugë të zeza duke i fshehur tatimeve shtetërore dhe ato para qarkullojnë për krime të organizuara dhe herë pas here edhe për rrëzime të qeverive politike.

I gjithë ky operacion ekonomik ose grushtet ekonomik për qëllim kishte Turqia të ngelte keq duke e shtyr drejtë në duar të fondacionit FMN, një fondacion i kontrolluar nga vet SHBA ose qeveria e thellë amerikane. Operacioni kishte cakun largë të godas  në njëfar mënyre të nesërmen e Turqisë duke ia ndërprerë ‘Rrugën e Mëndafshit’ që do shtrihej prej Kine drejtë Mesdheut, udhëkryq në të cilën epiqendër do ishte Turqia?

Por Turqia në këto lojra globale nuk rri duarkryq! Edhe ajo bën kundërataket e saja strategjike duke siguruar vetes terren gjeopolitik për 99 vitet e ardhshme duke bërr prita ngushticave energjetike dhe portave botërore. Është viti 2023 kur të gjitha marrëveshjet sanksionuese ndaj Turqisë do marrin fund dhe më pas ajo do dirigjoj politikën e saj sovrane duke trasuar finalizimin e Rrugës së Mëndafshit në rafshin rajonal dhe atë global!

Një mendimtar politik Francez për këtë atak të ulët ekonomik me emrin Jana Jabbour do thotë se, me vizitën e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në Gjermani, “Erdogani e arriti qëllimin e dëshiruar”! Ai arriti të ofroj Unionin Evropian më pran vetes e veçmas  Gjermanin të stërlodhur nga lojrat të pabesa amerikane duke e larguar edhe më shumë Evropën nga Amerika e cila dita ditës po vetizolohet prej botës!

Dhe pa i mbushur dy muaj Turqia arriti të merr gjendjen politike nën kontroll. Prandaj presidenti Erdogan tha; Çdo krizë me vete sjell edhe raste të reja politike që duhen shfrytzuar!

Sanksionet që SHBA planifikoi ti zbatojë me transaksionet e dollarit ndaj Turqisë dhe ndaj disa shtete të pikatura, bëri që perandoria e dollarit të bëj gabimin tipik të prerjes së degës që SHBA ishte ulurë në të. Analistët botëror parashikojnë se në vitet e ardhshme dollari amerikan do të humbasë pozicionin e saj si valutë rezervë botërore në mes të shkëmbimit tregëtar të botës.

Sot pas vendimeve skandaloze të sanksioneve ekonomike Amerika u bë shteti që ka borxhe më të mëdha në Botë që deri dje ato ishin 19 trilion dollar që të arrij sot ajo deri më 22 trilion dollar, trend që tregon se sanksionet ishin më të dëmshme ndaj SHBA-së!

Sot Rusia dhe Turqia si shembuj të vendeve të goditura nga sanksionet amerikane që tani po fillojnë të tregtojnë me njëra-tjetrën drejtpërdrejtë me monedhat e tyre. Sot është shumë aktuale që të gjithë po përpiqen të heqin qafe dollarin amerikan gjatë tregëtimit global!

Për këto raste narcizoide kështu shprehet Muhamed el Gazaliu; ‘’Despotizmi politik llogaritet ndër shkaqet e para të paralizimit mendor. Despoti vëren vetëm vetveten, ai di vetëm për interesat e tij, afër vetes e merr vetëm atë që e kënaqë dhe që i bëhet servil. Kujtoj se në këtë ambient të zymtë dhe të amullt, plot lajkatues dhe mendjemadhësi, aftësitë shpirtrore vdesin. Despotizmi i verbër kontribuon edhe në ngushtimin e rrugëve të riskut, pasuritë më të majme bëjnë të kalojnë nëpër duart e individëve pushtetmbajtës, ai është që jep pasuri dhe varfëri…etj’’!

Shekulli Agency