Dr.Gëzim Kelmendi reagon për luksin e politikanëve

Pse me shofer dhe roje?
A po i paguani vet apo me para të popullit?
A po frikësoheni apo po shitni mend?

Presidenti me shofer e roje.
Kryeministri me shofer e roje.
Kryeparlamentari me shofer e roje.
Kryetari i LDK-së me shofer e roje.
Kryetari i VV-së me shofer e roje.
Zv.kryeministrat me shofer e roje.
Ministrat me shofer dhe roje.
Zv.ministrat me shofer e roje.

A po i frikësoheni dikujt apo po shitni mend?
A nuk iu vjen turp?
Kush iu paguan veturat luksoze?
Kush iu paguan pagat dhe meditjet?
Kush iu paguan drekat dhe darkat?
Plus secili nga ju me një vagon këshilltarësh.

Dijeni o politikan të partive të ndryshme se kjo çka po bëni ndaj popullit është krim.

Kurrë nuk jam pajtuar dhe as nuk pajtohem me jetën luksoze që bëni në kurriz të popullit.

Unë kurrë nuk do të bëj atë që ju po e bëni.
Edhe nëse ndonjëherë do të kem pushtet, asnjëri nga ju nuk do të i gëzoj këto me para të popullit.

Dijeni që çdo gjë këputet prej së holli, por zullumi këputet prej trashi.
Dhe ju e keni trashë shumë zullumin.

Gëzim Kelmendi

Shekulli Agency