Kryeministri Ramush Haradinaj
e turpëroj gruan shqiptare në veçanti dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi
Në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, sot u nënçmua gruaja shqiptare.
Këtë situatë e bën më të rëndë fakti se kjo grua është mbesa e Gjeneralit dhe Ministrit të Qeverisë së Ismail Qemalit, Mehmet Pashë Derallës.
Kjo sjellje e Kryeministrit Haradinaj ndaj gruas shqiptare dëshmon se ende fatkeqësisht në vendin tonë ka mentalitet dhe traditë që buron nga Kanuni i Lekë Dukagjinit.
Kryeministri Haradinaj tregoj sjellje që buron nga Kanuni i Lekë Dukagjini i cili thotë se femrën duhet rrahur dhe përbuzur në publik.
Këtë e bëri sot Kryeministri Haradinaj, gruan shqiptare e nënçmoj dhe e përbuzi në publik.
Kjo sjellje duhet dënuar nga të gjithë e veçanërisht nga ata që e bënë Kryeministër , Kryeparlamentari Kadri Veseli, Zv. Kryeministri Fatmir Limaj dhe Ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli.
Këta partner të koalicionit duhet ta mbrojnë femrën shqiptare, e jo interesin përsonal.
Përveç sjelles së tij jonjerëzore ndaj gruas shqiptare, Kryeministri Haradinaj e nënçmoj edhe Kryeparlamentarin dhe njeriun kryesor i cili e bëri Kryeministër, Kadri Veselin.
Kryeparlamentari Kadri Veseli paraprakisht kishte treguar sjellje dhe kulturë të mirë duke i ndihmuar kësaj gruaje në fjalimin e saj duke ia ndezur mikrofonin, por pastaj doli në skenë Kryeministri Haradinaj, i tregoj Kryeparlamentarit Veseli se ai është ” shefi” dhe pastaj përbuzi dhe nënçmoj gruan shqiptare.
Turp ma të madh nuk ka pasë Kosova deri më tani.
Kryeministri Ramush Haradinaj nënçmoj gruan shqiptare në veçanti dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi.
Dënoj fuqishëm këtë sjellje jonjerëzore të Kryeministrit Haradinaj ndaj gruas shqiptare.
Gëzim Kelmendi