AFRIN, AFAD ndihma humanitare për civilët në Afrin

Agjencia turke për Gjendje Emergjente (AFAD) dërgoi ndihma humanitare duke shpërndarë vakte të ngrohta civilëve në rajonin sirian Afrin, të cilin forcat turke dhe Ushtria e Lirë Siriane në operacionin “Dega e Ullirit” e çliruan nga terroristët e YPG/PKK-DEASH-it.

Ekipet e AFAD-it sot në mëngjes vakte të ngrohta dhe ndihma humanitare u ndanë banorëve të fshatit Dayr Ballut, Mahmudiyah dhe Hajilar tek Jinderes.

Shefi rajonal i AFAD-it në provincën kufitare turke Hatay, Omer Akbas për AA tha se kjo agjenci ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

Ai tha se ndihma humanitare është përgatitur edhe për civilët që kthehen në qendrën e çliruar dje të qytetit të Afrinit.

Banorja Semse Salah gazetarit të AA-së i tha se terroristët e YPG/PKK-së gjatë pushtimit plaçkitën të gjitha pronat e familjes së saj dhe dhunshëm i dëbonin në luftë.

“Gjithçka më ka mbetur janë këto rroba, por jemi të gëzuar që ushtria turke erdhi dhe çliroi vendin tonë”, tha Salah.

Shekulli Agency