Komisioni i OKB-së akuza ndaj SHBA-ve dhe SDF-së për Sirinë

Komisioni i pavarur i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, publikoi një raport ku thuhet se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të është përgjegjës për sulm ajror vitin e kaluar në Rakka, në të cilin u vranë më shumë se 150 civilë.

Raporti i Komisionit është bërë në bazë të të dhënave të mbledhura në terren dhe në bazë të dëshmive të gjithsej 513 dëshmitarëve dhe viktimave nga Siria.

Në të tregohet për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Siri në mes të korrikut të vitit të kaluar deri në janar të këtij viti, përfshirë shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të dhe terroristët e PYD/PKK-së të cilët paraqiten nën emrin SDF.

Pjesa e raportit që flet për situatën në Rakka, e cila është çliruar nga terroristët e DEASH-it potencohet se të gjitha palët kanë shkelur të drejtat e njeriut, përfshirë edhe forcat e koalicionit dhe SDF-në.

Më tej theksohet se forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të kanë kryer më shumë se 150 sulme ajrore dhe se në këto sulme kanë pësuar civilët.

Në raport posaçërisht potencohet sulmi i kryer nga frocat ajrore më 21 mars të vitit të kaluar në një shkollë në Rakka ku u vranë mbi 150 civilë.

Duke rikujtuar se koalicioni ka deklaruar se cak i sulmit ka qenë ndërtesa në të cilën ndodheshin të paktën 30 terroristë, Komisioni në raport thekson se në fakt kjo ishte një shkollë ku ndodheshin mbi 200 civilë të zhvendosur. Të 12 të mbijetuarit e hetuar thanë se në këtë shkollë ishin strehuar që nga viti 2012 dhe se terroristët nuk e kanë përdorur këtë objekt.

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të konsiderohet përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut të civilëve, sepse para sulmeve nuk ka kryer konstatime me saktësi dhe nuk ka ndërmarrë masa për mbrojtjen e civilëve.

Raporti gjithashtu bën të ditur se organizata terroriste PYD/PKK, e cila paraqitet si e ashtuquajtura Forcat Demokratike Siriane (SDF), detyron të rriturit dhe të miturit të shkojnë në fushëbetejë, arreston gazetarët dhe aktivistët dhe keqtrajton kryengritësit dhe terroristët e kapur të DEASH-it.

Kryengritësit e arrestuar dhe familjarët e pjesëtarëve të Ushtrisë së Lirë Siriane janë viktima të abuzimeve të ndryshme të cilat i ushtrojnë terroristët e PYD/PKK-së, përfshirë edhe konfiskimin e ilaçeve nga të sëmurët kronik.

Shekulli Agency