“TSK” godet objektivat terroriste në Afrin

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) me gjuajtje artilerike kanë goditur objektivat e organizatës terroriste PYD/PKK në Afrin.

Trupat kufitare të TSK-së në qarqet Kırıkhan dhe Hassa të Hatayit, qytet në pjesën jugore të Turqisë, kanë bërë të paktën 10 gjuajtje në caqet e terroristëve.

Njoftohet se TSK me këtë i është kundërpërgjigjur goditjeve provokative të bëra nga organizata terroriste PYD/PKK në veri të Sirisë dhe se kjo është kryer në kuadër të vetëmbrojtjes legjitime.

Shekulli Agency