Të na falin delet që e kemi krahasuar me këtë popull!

Pu pu pu na pushtoi Erdogani, u rikthye Turqia, u islamizua shqipëria, në fund përfitoi ai që pagoi gazetarët shqiptarë për ta trembur popullin me këto teza, pra Serbia. I hëngshi gëzuar Miliardat Serbi! Se Ed Rama me Ilir Metën nuk i dëgjuan rekomandimet e abisë, sepse kujtuan se bota do ja zhyste Erdoganit dhe e lanë atë në baltë pikërisht në momentin që do kishte më shumë nevojë, ndërkohë që ai s’jua kishte fare nevojën sepse ishte në kulmin e faktorizimit të Turqisë. Madje bota u zhyt thellë ato ditë në këmbët e tij, siç u zhytët ju sot në krim dhe varfëri këtë vend.

Tani ju popull i ”pamvarur” mbani gishtin në gojë me përrallat që ju servirin sikur Merkelin e ka zënë marazi për shqipërinë, sepse në maksimum do fitoni ndonjë 300 eurosh në azil po shkuat dhe atë vetëm për 6 muaj do ta gëzoni se pastaj do ju zbythin sërisht në shqipëri. Apo s’jua kanë thënë mediat filo-sllave se europa ka nja 6 vjet që ja ka mbyllur të gjitha rrubinetat shqipërisë dhe nuk i jep më asnjë kacille?! Të na falin delet që e kemi krahasuar me këtë popull! Natën e mirë miq! -ep

E. Pelari

Shekulli Agency