Presidenti i Egjiptit bisedë telefonike me Trumpin

Presidenti i Egjiptit, Abdulfettah es-Sisi, njoftohet se ka kryer një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump.

Në një deklaratë të publikuar nga Presidenca e Egjiptit, theksohet se Trump i cili ka telefonuar Sisi-n ka vënë në dukje dëshirën për zhvillimin e marrëdhënieve dhe heqjen e pengesave mes dy vendeve.

Ndër të tjera në deklaratë bëhet e ditur se edhe Sisi ka vënë në dukje “forcimin e marrëdhënieve strategjike për realizimin e interesave të të dy popujve miq si dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit intensiv që kryhet në çështjet me rëndësi të përbashkët mes Egjiptit dhe SHBA-ve.”

Sipas lajmit të Reuters të cilin e bazon në burimet e Shtëpisë së Bardhë, theksohet se SHBA me arsyetimin se Egjipti nuk ka shënuar përparime në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, planifikon mos pagesën e 95,7 milionë dollarëve, dhe shtyrjen e pagesës për 195 milionë dollarë ndihma që do të kryheshin për Egjiptin.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Egjiptit e ka cilësuar “vlerësim të gabuar” planin e SHBA-ve e cila me arsyetimin se nuk janë shënuar përparime në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokracisë ka planifikuar pezullimin e një pjese të ndihmave që do të kryente ndaj Egjiptit.

Në kuadër të marrëveshjes së paqes Camp David e kryer në vitin 1979 mes Egjiptit dhe Izraelit, Amerika kryen një ndihmë prej 1,5 miliardë dollarë në vit ndaj Egjiptit ku 1,3 miliardë dollarë prej tyre janë ndihma ushtarake.

Shekulli Agency