Turqi, neutralizohen tre terroristë të PKK-së

Pjesëtarët e forcave turke të sigurisë sot kanë neutralizuar tre terroristë në aksionin antiterrorist në mbarë rajonin e qytetit Tunceli, pjesa lindore e Turqisë.

Siç njoftoi kabineti i prefektit në Turceli, gjatë operacionit të xhandarmërisë janë neutralizuar tre pjesëtarë të organizatës terroriste PKK.

Bëhet fjalë për dy gra dhe një burrë, ndërsa terroristët janë vrarë në përleshjet me forcat e sigurisë.

Pjesëtarët e xhandarmërisë kanë konfiskuar edhe armë dhe municione.

PKK-ja është në listën e organizatave terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Shekulli Agency