Zaev ia tregon derën LR-PDSH-së, Sela lutet të mbetet në qeveri?!

Për shkak të politikës dyftyrëshe të LR-PDSH-së, kryeministri Zoran Zaev ia ka treguar derën e qeverisë Zijadin Selës, duke i thënë se më nuk është i dëshirueshëm në koalicion dhe se mund të dalë kur të dojë, thonë burime partiake në Qeveri.

Zaev është nevrikosur nga patriotizmi i rrejshëm i Zijadin Selës në njërën anë dhe bashkëpunimi me VMRO-DPMNE-në në anën tjetër, prandaj ka vendosur që ta përjashtojë LR-PDSH-në nga Qeveria, theksojnë këto zëra.

Mirëpo Pas këtij vendimi të Zaevit, Sela ka filluar ta lutë Zaevin që të mos e përjashtojë nga qeveria, duke i thënë se patriotizmin e ka vetëm para opinionit, kurse është i gatshëm që të zbatojë çdo urdhër të kryeministrit. Me këtë rast ai ka lëshuar pe edhe lidhur me Ligjin për gjuhën shqipe, duke pranuar njëjtë si BDI-ja një version kozmetik i cili as nuk e avancon esencialisht përdorimin e shqipes, e lëre më ta legalizojë.

Sa i përket bashkëpunimit me VMRO-DPMNE-në, Sela është arsyetuar para Zaevit se këtë e bën për interese biznesi me Stevço Jakimovskin dhe Koce Trajanovskin, dy operativet kryesor te Sasho Mijallkovit.

Shekulli Agency