Siri, fiset arabe do të formojnë ushtri kundër DEASH-it dhe PYD/PKK

Rreth 50 liderë të fiseve arabe të rajoneve Rakka, Haseke dhe Dejr ez-Zor, janë takuar në hotel Harran, në Shanllëurfa të Turqisë

Liderët e fiseve arabe në Siri, vendet e të cilëve janë pushtuar nga organizatat terroriste, PYD/PKK dhe DEASH, kanë vendosur të formojnë një ushtri për të luftuar kundër tyre.

Rreth 50 liderë të fiseve arabe të rajoneve Rakka, Haseke dhe Dejr ez-Zor, janë takuar në hotel Harran, në Shanllëurfa të Turqisë.

Takimi është zhvilluar nën moton “Kryesia e fiseve siriane të rajonit të Eufratit dhe El Xhizre-s”, ndërsa tema e takimit ishte: “Me përpjekjet tona të përbashkëta të mundësojmë që të nxjerrim nga rajonet tona forcat e Asadit, forcat ruse, iraniane, Hizbullahun, DEASH-in dhe PYD-në”.

Shekulli Agency