Lamberto Zanier: Mos lejoni që kriza të kalojë në tensione ndëretnike

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier, gjatë vizitës së tij në Maqedoni takoi presidentin Gjorgje Ivanov dhe figura tjera politike. Ai përmes një postimi në Twitter ka treguar se për çfarë konkretisht kanë biseduar gjatë takimit me Ivanovin.

“Sot në mëngjes u takova me Kryetarin e shtetit dhe me ministrin e Punëve të Jashtme. Porosia ime kyçe ishte që liderët t’i përgjigjen sfidës, të tejkalojnë interesat partiake dhe të zgjidhin krizën politike në dobi të të gjithë qytetarve. Nuk duhet lejuar të kalojë në tensione ndëretnike!”

Shekulli Agency