Puçistët e FETO-s me sulme ajrore tentuan të fikin sinjalin e TURKSAT

Prokuroria në Ankara ka ngritur padi kundër pjesëmarrësve në tentimin e grusht shtetit ushtarak në Turqi që morën pjesë në sulmin ndaj TURKSAT

Në kuadër të hetimit për tentimin e dështuar të grusht shtetit ushtarak të korrikut në Turqi, e cila është kryer nga organizatë terroriste FETO, zbulohen detaje të sulmit të puçistëve ndaj TURKSAT, selisë së transmetimeve satelitore dhe kabllore, raporton (AA).

Prokuroria në Ankara ka ngritur padi kundër pjesëmarrësve në tentimin e grusht shtetit ushtarak në Turqi që morën pjesë në sulmin ndaj TURKSAT, bëhet fjalë 13 puçistë të cilët me dy helikopterë të vjedhur të Gardës Presidenciale arritën më 16 korrik të vitit të kaluar në ora 00:47 arritën në TURKSAT. Në krye të këtij grupi ishte komandant i forcave speciale, nënkoloneli Eray Ucun.

Pas arrestimit, Ucun pranoi se kishte marrë urdhër për të kryer detyrën e ndërprerjes së transmetimit të TURKSAT.

Me rastin e afrimit në kompleksin e TURKSAT, puçistët hapën zjarr në hyrje, dhe me këtë rast u vranë dy punonjës të cilët u përpoqën të rezistojnë.

Puçistët e armatosur më pas e morën ndërtesën dhe u përpoqën të detyrojnë të punësuarit për të fikur të gjitha sinjalet e transmetimit televiziv dhe frekuencave të tjera.

Drejt TURKSAT me këtë rast ishte nisur edhe një grup teknikësh nga radhët e puçistëve të cilët duhej të fikin sinjalin, por ata u penguan dhe TURKSAT vazhdoi të punojë.

Puçistët morën automjetet dhe u larguan nga kompleksi i TURKSAT-it dhe më pas pak pas orë 3.00 me avionë F-16 nga baza ushtarake Akinci kryen katër sulme ajrore për të çaktivizuar kompleksin.

Kamerat e survejimit kanë inçizuar bombardimet si dhe ngjarjet e mëparshme në TURKSAT. Objektiv i sulmit ishin antenat satelitore dhe objektet kryesore të TURKSAT-it.

Piloti Huseyin Turk i cili kreu sulmin ajror në deklaratën e tij ka pranuar aktin, duke shtuar se urdhërin e ka marrë nga komandanti Ahmet Ozcetin i cili është në paraburgim dhe Ahmet Tosun dhe se për të gjitha ishte informuar edhe nënkoloneli dhe komandanti i Flotës Hakan Karakus i cili njëherit është edhe dhëndërri i ish-komandantit të forcave ajrore Akin Ozturk.

Shekulli Agency