Rabbani: “Asnjë delegacion amerikan nuk është i mirëseardhur në Islamabad”

Pasi administrata e presidentit amerikan Donald Trump refuzoi vizën për nënkryetarin e Senatit pakistanez, kryetari i këtij trupi Raza Rabbani deklaroi se asnjë delegacion amerikan, anëtar i Kongresit ose cili do qoftë zyrtar tjetër i lartë nuk do të jetë i mirëseardhur në Islamabad.

Rabbani tha se asnjë delegacion pakistanez nuk do të vizitojë SHBA-të përderisa nuk jepet sqarim për vendimin e autoriteteve amerikane për refuzimin e vizës ndaj Maulana Abdul Ghafoor Haideri, nënkryetar i Senatit dhe Sekretar i përgjithshëm i partisë Jamiat Ulema Islam.

Zëdhënësi i ambasadës amerikane në Islamabad deklaroi të dielën se nuk mund të komentojë mbi këto raste për shkak të ligjit të privatësisë.

Haideri duhej të udhëtonte në New York për të marrë pjesë në konferencën nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ky veprim përkon me vendimin e Gjykatës Federale të Apelit të SHBA-ve e cila hodhi poshtë vendimin e Presidentit të Donald Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA të shtetasve nga shtatë vende me shumicë muslimane, ndër të cilat nuk ishte Pakistani.

Shekulli Agency