Sulltan Kalif Abdul Hamiti II (Khan Ghazi)…!

Sulltan Abdul Hamiti II ishte i bindur se qëllimi i shteteve evropiane fshehej në angazhimin e tyre për rrëzimin e Perandorisë Osmane, këtë, ai e theksoi qartë në memoaret e tij…

Periudhën e Sulltan Abdulhamitit e karakterizonin rrethanat e vështira, kriza të rënda dhe komploti kundër Perandorisë Osmane, Brenda dhe jashtë sajë.

Abdulhamiti II lindur me 22.09.1842 në Ciragan Palace, apo në Top Kapi në Stamboll.

i biri i Sulltan Abdyl Mexhidit I, ishte sulltani i 34 me rradhë ku në përjudhen e tij kishte para vetes shumë sfida pasi mori fronin në vitin 1876 duke u përballur me armiqtë e islamit të cilët kishin future fitne në Perandorinë islame Osmane.

Ai ishte një pasues i sunetit dhe sunit i denjë ndaj adhurimit të Allahut xh.sh.

Abdul Hamiti II ishte një marangoz e drupunues i shkëlqyer, punimet e tija vërehen edhe sot në Jildiz dhe Beylerbeyi në Stamboll.

Sulltan Abdul Hamiti II ishte i bindur se qëllimi i shteteve evropiane fshehej në angazhimin e tyre për rrëzimin e Perandorisë Osmane, këtë,ai e theksoi qartë në memoaret e tij:

“Gjatë kongresit i cili u mbajtë në Stamboll ku morën pjesë shtete e mëdha evropiane,e pashë se çka kishin planifikuar e kurdisur ato: nuk ishte fjala për siç thonin ato, sigurimin e të drejtave të nënshtetasëve krishterë, por sigurimin dhe garantimin e pavarsisë së plotë për ata nënshtetas, ku nëpërmjet kësaj synohej copëtimi i Perandorisë Osmane.

Bab Hamiti ishte i vetëdijësuar se edhe krijimi i shkollave perëndimore si ajo e “Gallatasarajt” dhe Politika e Organizatës masone “Bashkim Përparim” ishin sëmundje në trupin e Perandorisë ku perëndimi i ushqente me idetë perëndimore anti islame dhe pro-kaurre e masone.

Ai u përpoq me mund e shpirtë ta ruajë Perandorinë nga hjenat si Mithat Pasha.

Bab Hamiti në fillim të sundimit të tij, u ballafaqua me padrejtësinë e ministrave dhe ashpërsinë e politikës së tyre evropianizuese nën udhëheqjen e organizatës së “Osmanëve të rinjë Xhon Turqë”, organizatë kjo që në kuadrin e sajë përfshinë elitën e kulturuar, e cila ishte ndikuar nga perëndimi dhe të cilën dora e masonëve arriti ta mobilizojë për ti shërbyer qëllimeve të tyre.

Sulltan Abdul Hamiti thotë : “Vërejtja se Mithat Pasha e emëroi veten autoritarë dhe urdhërdhënës ndaj meje, duke qenë me sjelljen e tij njëherësh, larg demokracisë, e më afër padrejtësisë.

Mithat Pasha, sëbashku me shokët e tijë masonë ishin dhënë pas pijeve alkoolike.Sulltan Abdulhamiti ka rregjistruar në ditarin e tij:

“…Diht mirëfilli se “liberalët” e asaj organizate,ku bënin pjesë poetë e letrarë u mblodhën në mbrëmjen e ditës kur u shpall dekreti kushtetues në vilën e Mithat Pashës, jo për të diskutuar për çështje të shtetit, por për të pirë e thurur kurthe e komplote.

Është një gjë e njohuar se Mithat Pasha ishte i dhënë pas pijes që nga rinia e tij e hershme.Dehja e alkoolit ngërthente në vete edhe dehjen që solli shpallja e kushtetutës.

Periudhën e Sulltan Abdulhamitit e karakterizonin rrethanat e vështira, kriza të rënda dhe komploti kundër Perandorisë Osmane, brenda dhe jashtë sajë.

Për këtë arsye, ai nisi të reformojë shtetin në përputhje me parimet islame për të penguar ndërhyrjet evropiane në çështjet e shtetit.

Sulltani i nderuar humbi nga komploti që i bëri Organizata Bashkim e Përparim e Turqëve të rinjë si: Namik Kemali, Mehmet Zijai, Ali Suavi, Ali shefqet Beu me Klanin e tij Skaliri-Aziz dhe gazetën “Ardhmëria” në Gjenevë që ishte kundër sistemit Osman të vjetër dhe Kalilifatit të Sulltanit Sunit anti perëndimoro – Mason që i kishte futur në kurthë Turqit e rinjë pa e kuptuar as vet ata por më von në memoaret e tyre do e shprehin qartë dhe do e kuptojnë greminën që kishin rënë padashur por tani do ishte vonë për ta.

Me 27 prill të vitit 1909 Bab kalifi i nderuar Sulltan Abdul Hamiti unanimisht u rrëzua nga froni nga avangarda e frymuar masone e Organizatës duke e akuzuar për një seri trazirash që ata vet i kishin inskenuar në shtetin Osman.

Lidhur me këto Bernard Luis ka thënë : “Masonët bashkëpunuan me Turqit e rinjë në një formë të fshehtë për ta hequr qafe Sulltan Abdul Hamiitin, ngase ai ishte një kundërshtarë i forte i tyre, sepse e refuzoi me vendosmëri tu jepte çifutëve qoftë një pëllëmbë toke në Palestinë.

Përgatiti: Arbër Berisha

Shekulli Agency