“Mburoja e Eufratit”, shkatërrohen dhjetëra objektiva të DEASH-it

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në ditën e 167 të ofensivës “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë kanë bombarduar 256 bastione të organizatës terroriste DEASH, ndërsa gjatë operacioneve janë neutralizuar 13 terroristë.

Vazhdon ofensiva e filluar më 24 gusht të vitit të kaluar me qëllim të rritjes së sigurisë në kufirin turko-sirian dhe heqjen e rrezikut të cilin DEASH e paraqet.

Janë shkatërruar disa strehimore dhe pozita mbrojtëse të organizatës terroriste.

Avionë të forcave ajrore të Turqisë në rajonin Al Bab dhe Bzagaha shkatërruan 59 strehimore, katër shtabe dhe dy pika kontrolluese.

Përveç kësaj, në aksionet ajrore dhe gjatë përleshjeve janë plagosur tetë pjesëtarë të organizatës terroriste. Që nga fillimi i ofensivës deri më sot janë shkatërruar 3.704 mjete shpërthyese të punuara në dorë dhe 57 mina.

Shekulli Agency