Pas rritjes së tensioneve në Ballkan, Rama vendosë të takohet me Erdoganin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka njoftuar për një takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan.

“Drekë në Stamboll me Presidentin Erdogan për projektin e aeroportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare e investime të tjera strategjike”, ka shkruar ai.

Kryeministri Rama, me reciprocitet e ka shprehur si shumë të “rëndësishëm” takimin me Erdogan, duke mos thënë më shumë detaje rrethë projekteve si dhe objektivave strategjike mes dy vendeve…

Shekulli Agency