Gjatë operacioneve të forcave turke të sigurisë kundër organizatës terroriste PKK, brenda dhe jashtë Turqisë, gjatë janarit janë neutralizuar të paktën 90 pjesëtarë të PKK-së
Gjatë operacioneve të forcave turke të sigurisë kundër organizatës terroriste PKK, brenda dhe jashtë Turqisë, gjatë janarit janë neutralizuar të paktën 90 pjesëtarë të PKK-së.
Pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë dhe Policisë vazhdojë luftën kundër organizatës terroriste PKK, e cila në çdo mënyrë përpiqet të minojë paqen, objektivat e së cilës shpesh janë civilët, gratë dhe fëmijët.
Lufta e forcave turke të sigurisë kundër terrorizmit ka vazhduar edhe në vitin 2017, ndërsa në muajin e parë të këtij viti u është dhënë një goditje e rëndë terroristëve.
Sipas të dhënave të marra nga gazetari i AA-së, në periudhën mes 1 dhe 31 janarit janë neutralizuar të paktën 90 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK, përfshirë 56 prej tyre brenda kufijve të Republikës së Turqisë.
Gjithashtu është bërë e ditur se në periudhën e njëjtë gjatë operacioneve të paktën 11 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë kanë rënë dëshmorë ndërsa 9 janë plagosur.
Në kuadër të luftës kundër terrorizmit janë kryer dhe sulme të shumta në të gjithë vendin dhe janë arrestuar të paktën 746 persona. Është caktuar paraburgim për 516 persona, në mesin e të cilëve edhe kryetarë komunash, si dhe përfaqësues të partive HDP dhe BDP.
PKK, e cila trajtohet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE), në korrik të vitit të kaluar ka vazhduar fushatën e saj të armatosur disa dekadashe kundër shtetit turk.
Që atëherë më shumë se 300 civilë dhe afro 800 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë rënë dëshmorë ndërsa rreth 8.000 terroristë të PKK-së janë vrarë ose janë kapur.