Kanada, sërish sulm ndaj një xhamie

Persona ende të paidentifikuar kanë gjuajtur me gurë në drejtim të xhamisë “Khadijah Masjid Islamic Centre” e cila ndodhet në rajonin Pointe-Sainte-Charles të Montrealit

Në ditën e ceremonisë mortore të tre nga gjashtë muslimanët që humbën jetën si rezultat i sulmit terrorist që ndodhi të dielën e kaluar në Quebec City, persona ende të paidentifikuar kanë gjuajtur me gurë në drejtim të xhamisë “Khadijah Masjid Islamic Centre” e cila ndodhet në rajonin Pointe-Sainte-Charles të Montrealit.

Sipas deklaratës nga policia e Montrealit, “Khadijah Masjid Islamic Centre”, në dyert dhe dritaret e së cilës disa ditë më parë ishin shkruar mbishkrime me sprej, më herët është sulmuar edhe me vezë. Ndërkaq, në lidhje me sulmin e djeshëm, policia ka njoftuar se janë thyer xhamat e xhamisë dhe se ka nisur hetime në lidhje me rastin.

Drejtuesi i qendrës, Asik Ahmad, tha se “Rastin nuk e morën seriozisht derisa me sulmin e fundit u thyen xhamat. Sulmi i fundit është vandalizëm me kuptimin e plotë të fjalës”.

Shekulli Agency