Milloshoski: Sonte do të vendoset për Qeverinë

MAQEDONI – Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antoni Milloshovski, para selisë së VMRO-së, ku pritet të mbahet mbledhja e Komitetit Qendror tha se ende nuk është sjellë vendimi në lidhje me koalicionimin eventual dhe se sonte do të vendosen hapat e ardhshme, raporton SHENJA.

“Sonte do të vendosim se çfarë dhe çka do të bëjmë, nuk mund të kumtoj asgjë përderisa nuk ka filluar takimi i Komitetit Ekzekutiv ku pritet të diskutohen të gjitha opsionet”, ka thënë Milloshovski.

Takimi i Komitetit Ekzekutiv pason pas takimit që kishte VMRO-DPMNE me udhëheqësin e partisë dhe partnerët tjerë të koalicionit.

Shekulli Agency