Mes Britanisë dhe Turqisë ka filluar një partneritet i ri strategjik

Yıldırım është shprehur se për zhvillimin e bashkëpunimit aktual, kryesisht në fushën e sigurisë dhe të ekonomisë, për të cilat sipas tij, që të dy palët kanë konfirmuar se kanë vullnetin e përbashkët

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, me kryeministren britanike, Theresa May, pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve në rezidencën Çankaya mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Yıldırım gjatë fjalës së tij është shprehur se “Kur kemi parasysh se terrorizmi është një nga kërcënimet më të mëdha në ditë e sotme, autoritetet e aviacionit civil të të dy vendeve do të punojnë bashkë në çështjen e sigurisë së ndërsjellë të aeroporteve, nëse udhëtarët që hyjnë dhe dalin në aeroporte kanë apo jo lidhje me terrorizmin apo me qëllim për të konfirmuar nëse janë marrë të plota masat e sigurisë që janë të nevojshme kundër sulmeve terroriste.

Kryeministrja britanike u shpreh se mes Britanisë dhe Turqisë ka filluar një partneritet i ri strategjik.

Duke theksuar se me homologen May kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe, Yıldırım është shprehur se për zhvillimin e bashkëpunimit aktual, kryesisht në fushën e sigurisë dhe të ekonomisë, për të cilat sipas tij, që të dy palët kanë konfirmuar se kanë vullnetin e përbashkët.

Pasi ka vënë në dukje se partneriteti strategjik midis dy vendeve ka një bazë të fortë, ai ka theksuar se duke marrë në konsideratë kushtet aktuale dhe ngjarjet rajonale, kanë shprehur vullnetin e dy vendeve që këtë partneritet ta çojnë në një dimension gjithëpërfshirës si në pikëpamjen dypalëshe ashtu edhe në atë globale.

“Dy vendet do të punojnë mbi një projekt të ri për zhvillimin e një avioni luftarak”

Kryeministri Yıldırım ka njoftuar se për të rritur edhe më tej bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes mes Industrisë Ajrore Turke (Turkish Aerospace Industries -TAI) dhe gjigandit britanik të mbrojtjes BAE Systems është nënshkruar një marrëveshje për zhvillimin e projektit të avionit luftarak kombëtar.

Sipas tij, me këtë marrëveshje që të dy kompanitë do të punojnë në mënyrë të ndërsjellë për zhvillimin e një modeli të ri të një avioni luftarak. Yıldırım ka theksuar se do të tregojnë përpjekje të përbashkëta në çështjet për rritjen e shkëmbimit të teknologjisë, informacionit dhe për rritjen e burimeve dhe kapaciteteve njerëzore të ndërsjella.

Ndër të tjera kryeministri i Turqisë është shprehur se ky është një projekt i rëndësishëm që qeveria turke dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar e mbështesin dhe se ky projekt do të çojë përpara fuqinë e të dy vendeve në fushën e mbrojtjes.

“Organizata terroriste e Fetullah Gülen që është aktori kryesor i tentativës për grusht shteti më 15 korrik ashtu si në të gjithë botën edhe në Britani ka aktivitete që dihen. Kemi patur mundësinë që të informojmë kryeministren May në lidhje me këto aktivitete. Gjithashtu nga kryeministrja kemi kërkuar që në kuadër të ligjit të kryejnë atë që është e nevojshme kundër zgjatimeve të kësaj organizate kriminale”, është shprehur ndër të tjera kryeministri Yıldırım në lidhje me FETO-n.

Ndërsa kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, në fjalën e saj ka theksuar se sot kanë nisur një partneritet strategjik të ri dhe ka vënë në dukje se ky partneritet do të jetë i dobishëm për shkëmbimin e inteligjencës, për ofrimin e sigurisë së aviacionit dhe të sigurisë brenda vendit.

“Ky partneritet do të ndihmojë Turqinë. Sepse Turqia ndodhet nën kërcënimin e sulmeve terroriste që sa vijnë e rriten. Të mos harrojmë se në 18 muajt e fundit janë vrarë 1,500 forca sigurie dhe ushtarë turq”, është shprehur kryeministrja britanike.

Pasi ka shtuar se ka shtuar se kanë biseduar edhe për çështjet e sigurisë rajonale duke përfshirë edhe Sirinë, ajo ka theksuar se kanë punuar së bashku në luftën kundër DEASH-it në Siri dhe për formimin e kushteve të nevojshme për paqen.

Ndër të tjera May ka shprehur falënderimet Turqisë për strehimin e 3 milionë sirianëve, dhe ka vënë në dukje se në këtë çështje edhe vendi i saj bën atë që ka mundësi.

Duke theksuar se sot kanë nënshkruar një marrëveshje rreth bashkëpunimit për avionin e ri luftarak kombëtar të Turqisë, May tha se përveçse kjo është më shumë se vetëm një marrëveshje tregtare, por gjithashtu kjo tregon edhe një partneritet strategjik më të thellë në çështjen e rritjes së sigurisë.

Shekulli Agency