Erdogan: Së shpejti zgjidhje për FETO-n në Afrikën lindore

Erdoğan sot mbajti një fjalim para të pranishmëve në takimin për urbanizëm dhe infrastrukturë në kryeqytetin Ankara, ndërsa me këtë rast u përqendrua në zhvillimet aktuale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot në Ankara paralajmëroi se çështja e organizatës terroriste FETO në rajonin e Afrikës lindore së shpejti do të zgjidhet.

Erdoğan sot mbajti një fjalim para të pranishmëve në takimin për urbanizëm dhe infrastrukturë në kryeqytetin Ankara, ndërsa me këtë rast u përqendrua në zhvillimet aktuale, mes tjerash edhe në vizitën e tij në vendet afrikane Tanzaninë, Mozambikun dhe Madagaskarin.

“Gjatë periudhës së ardhshme do të përmirësojmë rrënojat që ka shkaktuar atje FETO. Liderët e atjeshëm më thanë se nuk kanë qenë të vetëdijshëm për FETO-n në këtë masë. Megjithatë, kur para tyre u vendosën dokumente dhe dëshmi të tjera atëherë vet theksuan se do të bëjnë gjithçka që nevojitet lidhur me këtë”, tha presidenti Erdoğan.

Ai theksoi se në qytetet që ka vizituar sundon varfëri dhe mjerim, dhe se kontinenti afrikan ende vuan nga pasojat e kolonializmit.

“Ne, nga njëra anë, derisa e ndërtojmë lidhjen mes qyteteve dhe civilizimeve tona, në të njëjtën kohë dëshirojmë që edhe vëllezërit tanë të kenë dobi nga kjo. Jemi të gatshëm t’u japim çfarëdo lloj mbështetjeje për të mos e përjetuar atë me të cilën u përballëm ne gjatë 70 viteve të fundit. Këtë qartë e theksova gjatë takimit me presidentët e Tanzanisë, Mozambikut dhe Madagaskarit”, u shpreh Erdoğan.

Ai shtoi se Turqia me Agjencinë e saj për ndërtimin e lagjeve kolektive (TOKI), e cila në rajonin e Turqisë gjatë 14 viteve të fundit ndërtoi 765 mijë objekte ndërtimore, është e gatshme të ndihmojë në këtë plan vendet afrikane.

“Ne nuk merremi me kolonializëm, sepse kjo nuk është në historinë tonë. Me Afrikën, Amerikën Jugore, Azinë e Mesme, Lindjen e Mesme, Azinë Jugore dhe me mbarë botën përpiqemi të krijojmë marrëdhënie duke u nisur nga ky parim. Për fat të keq, në rajonet që paraprakisht i lëmë anash, erdhën pjesëtarët e organizatës tradhtare terroriste FETO. Ndërsa, ne duhej të parët të shkonim aty. Ne duhej të vendosnim themele dhe të bënim ura. Aty ka shumë zemra që duhen fituar, shumë marrëdhënie që duhen ndërtuar dhe shumë punë të bëhet”, porositi Erdoğan.

Shekulli Agency