Greqi, gjykata refuzon ekstradimin e 8 ushtarakëve puçistë

Gjykata e Lartë e Greqisë ka vendosur të mos ekstradojë në Turqi 8 ushtarakët puçistë të cilët u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste FETO.

Ushtarakët për të cilët është kërkuar ekstradimi me arsyetimin se janë anëtarë të organizatës terroriste FETO dhe se kanë patur rol aktiv në tentativën e grushtit të shtetit më 15 korrik u sollën të prangosur në gjykatë nën shoqërimin e policëve grekë.

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, pasi kanë thirrur në sallë në grupe ushtarakët anëtarë të FETO-s kanë lexuar në praninë e tyre vendim e dhënë.

Gjykata ka njoftuar se refuzon kërkesën e Turqisë për ekstradimin e ushtarakëve të cilët u arratisën me një helikopter në Greqi pas tentativës për grusht shteti në Turqi.

Gjykata lëshon urdhër për arrestimin e tetë puçistëve të arratisur në Greqi

Departamenti për luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në Prokurorinë e Stambollit sot nga Gjykata e 12-të Penale në Stamboll kërkoi lëshimin e urdhër arrestit të tetë puçistëve të arratisur.

Gjykatësi kujdestar në detyrë ka lëshuar urdhër-arrestet e kërkuara nga Departamenti, i cili udhëheqë hetimet e tentimit të dështuar të grusht shtetit ushtarak më 15 korrik në Turqi të kryer nga organizata terroriste FETO.

Gjykata gjithashtu ka urdhëruar organet kompetente të nisin procedurat për vendosjen e tetët puçistëve të arratisur në fletëarrestin e kuq të Interpolit.

Turqi, gjykata lëshon urdhër për arrestimin e tetë puçistëve të arratisur në Greqi

 Departamenti për luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në Prokurorinë e Stambollit sot nga Gjykata e 12-të Penale në Stamboll kërkoi lëshimin e urdhër arrestit të tetë puçistëve të arratisur. Gjykata penale në Stamboll ka lëshuar ​​urdhër arrest në mungesë kundër tetë ushtarëve turq puçistë të cilët pas tentimit të puçit të dështuar të korrikut u arratisën nga Turqia në Greqi, kurse Gjykata e Lartë greke sot refuzoi kërkesën për ekstradimin e tyre në Turqi.

Gjykatësi kujdestar në detyrë ka lëshuar urdhër-arrestet e kërkuara nga Departamenti, i cili udhëheqë hetimet e tentimit të dështuar të grusht shtetit ushtarak më 15 korrik në Turqi të kryer nga organizata terroriste FETO.

Gjykata gjithashtu ka urdhëruar organet kompetente të nisin procedurat për vendosjen e tetët puçistëve të arratisur në fletëarrestin e kuq të Interpolit.

Gjykata e Lartë greke sot refuzoi kërkesën e Turqisë për ekstradimin e tetë ushtarëve, të cilët si anëtarë të organizatës terroriste FETO ishin pjesëmarrës në tentimin e dështuar për grusht shteti të korrikut në Turqi, dhe pastaj me helikopter të ushtrisë turke u arrratisën në Greqi.

Më herët, gjykata e ulët greke shqiptoi aktgjykimin e shkallës së parë, sipas së cilës urdhërohet që tre ushtarët puçistë të arratisur, t’i kthehen Turqisë, kurse pesë të tjerë të mbahen në Greqi. Pas ngritjes së procedurës të ankimimit, rasti kaloi në Gjykatën e Lartë në Athinë.

Grupi prej tetë puçistëve të arratisur përbëhet nga majorët Ahmet Guzel dhe Gencay Buyuk, kapitenët Abdullah Yetik, Sulejman Ozkaynakci, Ugur Ucan dhe Feridun Coban dhe rreshterët Mesut Firat dhe Bilal Kurugul.

Shekulli Agency