Pronarët e dyqaneve të dhuratave thonë se matrioshkat me imazhin e presidentit të sapozgjedhur amerikan janë shumë të popullarizuara, kur bëhet fjalë për vizitorët
Matrioshkat, kukullat tradicionale ruse, me imazhin e presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së Donald Trump ndodhen në shumë dyqane suveniresh në kryeqytetin rus Moskë, raporton (AA).
Pronarët e dyqaneve të dhuratave thonë se matrioshkat me imazhin e presidentit të sapozgjedhur amerikan janë shumë të popullarizuara, kur bëhet fjalë për vizitorët.
Matroshka është një lodër ruse prej druri e përbërë nga një kukull që hapet dhe brenda së cilës ka kukulla të vogla.
Ka marrë emrin Matrioshka, për shkak se figura përfaqëson nënën. Zakonisht brendia e saj përmban të paktën gjashtë kukulla tjera më të vogla.