Stamboll, hapi i parë për tunelin dykatësh që lidh dy kontinentet

Është bërë hapi i parë për projektin e tunelit dykatësh Kabataş-Üsküdar i cil do të bashkojë dy kontinentet atë të Azisë dhe Evropës nën ngushticën e Stambollit.

Bëhet e ditur se ka përfunduar tenderi i i projektit për shpimin që do të lidhë me njëri tjetrin dy rajonet Üsküdar dhe Kabataş, projekt të cilin kryebashkiaku i Stambollit Kadir Topbaş e ka vlerësuar si “një nga veprat më të rëndësishme të periudhës së mjeshtërisë”.

Ekipi i AA-së në kuadër të kësaj ka filmuar nga ajri punimet e nisura me anijen për punimet e shpimit të cilat kanë mbërritur në bregun Kabataş.

Tuneli mes Üsküdar-Kabataş i cili do të ketë rrugë për këmbësorët nën det do të jetë në gjatësi prej 2 kilometrash.

Tuneli do të jetë 20 metra nën thellësinë e detit. Ai do të jetë me dy kate ku kati i epërm do të përdoret nga këmbësorët dhe nga përdoruesit e biçikletave ndërsa kati i poshtëm do të ndahet për përdorimin e mjeteve elektrike me dy goma.

Pas vendosjes në shërbim të tunelit punimet e të cilit janë planifikuar të përfundojnë në vitin 2019, udhëtarët që zbresin nga Marmaray në Üsküdar do të kenë mundësinë që nëpërmjet shkallëve elektrik të kalojnë duke ecur në kontinentin tjetër dhe të mbërrijnë në metronë Kabataş.

Në këtë mënyrë me projektin kontinentet e Azisë dhe Evropës do të lidhen edhe njëherë me tunelin për kalimtarët.

Kryebashkiaku Kadir Topbaş, gjatë prezantimit të raportit vjetor 2015 të aktiviteve në Këshillin e kryebashkisë së Stambollit kishte shpjeguar projektet vizion për 3 periudhat e detyrës së tij të cilën ai e ka quajtur “periudha e mjeshtërisë”.

Topbaş gjithashtu ka thënë se Üsküdar dhe Kabataş ishin dy pika lidhëse të rëndësishme të qytetit dhe se këto rajone do të bashkoheshin me tunel nën det në ngushticën e Stambollit.

Shekulli Agency