SINDI, GRUAJA QË TRONDITI BOTËN

Hayat Sindi është një nga 150 gratë që tronditën botën në vitin 2012.

Ajo është themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Institutit të Imagjinatës dhe Inteligjencës, një organizatë e rëndësishme jo qeveritare në fushën e inovacioneve shkencore në botën arabe, si dhe e para grua saudite që zotëron një doktoraturë nga Universiteti i Kembrixhit në fushën e bioteknologjisë.
Sindi është ambasadore shkencore për UNESCO-n.

Ajo i nxit të rinjtë që të synojnë një karrierë në fushën shkencore, duke thënë: “Është shumë e rëndësishme për ta të kenë një pasion dhe t’i vënë vetes një qëllim në këtë lëmi. Të paturit e një pikësynimi të ndihmon në përballjen me vështirësitë, kur nuk ndihesh i sigurtë.

“Unë do t’u sugjeroja, vajzave dhe grave kryesisht, që të mos hezitojnë, por të jenë të hapura në dhënien e ideve dhe zgjidhjeve për probleme të ndryshme sociale. Dua ta shoh teknologjinë shkencore të bëhet pjesë e kurrikulumit të universiteteve tona, në mënyrë që njerëzit ta bëjnë botën një vend më të mirë për të jetuar”.

Shekulli Agency