Ibrahimi: Të mos keqpërdoret platforma e përbashkët

Deklarata e përbashkët e partive shqiptare nuk ka prodhuar diçka të veçantë që shqiptarët më herët nuk e kanë ditur. Të gjitha pikat e kësaj marrëveshje gjithashtu gjenden edhe në platformat e partive politike. Kështu u shpreh nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Arena”, ndërsa ka kërkuar që aktorët e caktuar politik të mos e përdorin këtë deklaratë vetëm për ta thelluar krizën politike në vend.

“Do të kisha dashur që aktorët politik në Maqedoni, ta shtyjnë vendin drejt zgjidhjes së krizës. Në qoftë se nuk mund BDI-ja e VMRO-ja si parti që e kanë drejtuar shumicën të bëjnë Qeveri, ka mundësi tjetër të numrave që BDI-ja mund të bëjë Qeveri me Aleancën, me PDSH-në dhe me LSDM-në. Dmth ekzistojnë edhe forma të tjera të Qeverisë politike, që të dilet prej kësaj krize”, ka deklaruar Zeqirija Ibrahimi, nënkryetar i Lëvizjes BESA.

Sipas tij, edhe VMRO-ja edhe BDI-ja duan ta shfrytëzojnë deklaratën e përbashkët të partive shqiptare që të mos formohet Qeveria dhe të përfitojnë pikë politike, kinse i mbrojnë interesat kombëtare, njëra të maqedonasve e tjera të shqiptarëve.

E pabesueshme: Në El Salvador pas dy viteve asnjë vrasje brenda ditës

“Po pse ata nuk i mbrojtën interesat e larta për kaq vite? Pse nuk ishte shkas shqipja, pse nuk ishte shkas barazia ekonomike, pse nuk ishte shkas përfaqësimi i shqiptarëve, që ata u futën në secilën Qeveri të VMRO-së e që sot thonë se, nuk e dimë a do të shkojmë në Qeveri me VMRO-në”, tha më tej Ibrahimi.

Ndërkaq, Petrit Saraçini nga Civil, tha se platforma e përbashkët e partive shqiptare nuk është bërë për t’u realizuar në kontekst real politik, por është bërë për të kryer dy qëllime.

“Njëri është që BDI-ja të bashkëndajë përgjegjësinë për mosrealizimin e këtyre kërkesave për 15 vjet sa është në pushtet, ndërsa qëllimi i dytë është që t’i ulet vlera LSDM-së me këto kërkesa që nuk mund të realizohen pa 82 votat në Parlament”, ka deklaruar Petrit Saraçini nga OJQ “Civil”.

Ai më tej tha se Ali Ahmeti nuk po e kupton faturën që ia dhanë shqiptarët si rezultat i bashkëpunimit me Gruevskin, të cilin ai e quan “armik i shqiptarëve”.

Enis Murtezi /SHENJA/

Shekulli Agency