961-976 KUR NË SPANJË LULËZOI DIJA.

Nga: Fatmir Iseni

Që nga viti 711 deri në vitin 1492 muslimanët sunduan Spanjën. Mes këtyre viteve dua të veçoj periudhën e sundimit të Hakemit të dytë , djali i Adurrahmanit të tretë.  Hakemi qysh si trashëgimtar i fronit themeloi një bibloitekë të madhe të oborrit mbretëror me 600.000 vëllime të veprave të ndryshme. Në bibliotekë gjendej zyra për përshkrimin e veprave. Kushdo që ka pasur dëshirë të përshkruajë ndonjë vepër nga biblioteka e ka pasur falas letrën, ngjyrën dhe krejt çfarë i është nevoitur për një gjë të tillë.

Biblioteka e oborrit mbetëror ka qenë vendi ku janë tubuar njerëzit e dijshëm dhe ku kanë biseduar për lloj lloj çështje shkencore. Shpesh herë me ta është ulur edhe trashëgimtari i fronit, Hakemi.

Hakemi kur u shpall halif, pas vdekjes së babait të vet, në  Kordobë dhe në qytete të tjera themeloi akademi shkencore, në të cilat i inkuadroi dijetarët më të mëdhej.

Gjatë kohës së babait të tij Abdurrahmanit ka ekzistuar ligji me të cilin është paraparë që në përbërje të çdo xhamie të happen edhe shkolla. Univeziteti i parë në Evropë është themeluar në Kordobë, qysh në kohën e Abdurrahmanit të tretë. Në këtë univerzitet janë shkolluar edhe studentë të krishterë të shumë shteteve të Evropës.

Punëtorëve kulturorë-shkencorë në bazë të meritave u janë ndarë shpërblime të mëdha. Sa rëndësi i është kushtuar veprimtarisë kulturore-shkencore shihet edhe nga ajo se disa punime shkencore janë paguar me ar, ashtu që pesha e librit është paguar me peshë ekuivalente të arit.

Në kohën e këtyre sunduesve Shteti Perëndimor Islam ( Endelusi) , Spanja ka qenë shteti më i zhvilluar de më i ngritur në aspektin kulturorë-shkencorë në Evopë. Me vdekjen e Hakemit të dytë filloi të shuhet drita e sundimit të asaj dinastie. Ky ka qenë sundimtari më i urtë dhe më i dijshëm  Shtetit Islam në Siujdhesën e Pirinejeve . Vdiq në vitin 976.

*Në përpilimin e temës kryesisht jam mbështëtur në librin “Historia Islame”, Nuredin Ahmeti, Mahir Hasani, 1997, Shkup.

Shekulli Agency