Netanyahu mbështet faljen e ushtarit që vrau palestinezin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu të mërkurën bëri thirrje në faljen e ushtarit izraelit të cilin gjykata ushtarake e shpalli fajtor për vrasjen e një palestinezi të plagosur.

Rreshteri izraelit Elor Azaria (18) qëlloi në kokë palestinezin e plagosur Abdul-Fattah Sharif. Netanyahu porositi se mbështet faljen e ushtarit izraelit.

“Kjo është një ditë e vështirë dhe e dhimbshme, fillimisht dhe para se gjithash për Elor-in, familjen e tij, ushtarët izraelitë, shumë qytetarë dhe prindërit e ushtarit, në mesin e tyre edhe për mua…mbështes faljen e Elor Azaria”, shkroi Netanyahu në mediat sociale

Shekulli Agency