Presidenti Nishani takon kreun e BDI-së

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Në një njoftim zyrtar nga Presidenca e Shqipërisë, thuhet se takimi Nishani-Ahmeti është zhvilluar gjatë ditës së enjte në selinë e Presidencës.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua rreth situatës paszgjedhore në Maqedoni dhe angazhimin e BDI-së në këtë proces.

Shekulli Agency