HËNA E MBËSHTJELLË ME NJË MAGJI TË MISTERSHME

Mitet tregojnë se hëna është 15-të e është ne mbështjëllë me një magji të mistershme. Ajo si titanik gjigand të rrëmben me bukurinë e saj dhe të pëshpërit fjalë mrekullie. Fjalë që s’i ke dëgjuar asnjëherë, asgjëkund dhe ndoshta nuk do t’i dëgjosh dot ato fjalë aq të pastra, gadi përrallore që si një fllad vërviten në ajrin fluid që ty të rrethon dhe ti bashkë me virgjërinë e kësaj fjalë fluturon! Po ku? Deri koha kur nga goja e njeriut janë kënduar fjalë magjike për dashurinë, janë kënduar dhe do të këndohen këngë e vargje që dhe ato që i krijojnë nuk e dinë nga vjen kjo fuqi hyjnore ku çdo ditë e më shumë i duket sikur shfaqet për herë të parë edhe fjalë të pathëna vijnë në mëndje, ashtua si për herë të parë t’u shfaq dashuria.

Nga lëndimi i parë vjen një jetë e tërë mbrapa. Pasojat e saj vuajnë mbrapa. Për shembull, shumë njerëz për dashuri kanë politikën, e hyjnë në ambicije. Të tjerë kanë nevojë për pushtet për para dhe lavdi, për pangopshmëri, cigunët, cinikët, tradhëtarët veç ta shikojnë se si e shtrëngojnë qesën me para, sikur do t’i mernin shpirtin. Këto nuk ia jap askujt, pëshpëriste njëri nga ta.

Kush dashuron njeriu apo dashuria?

Këtë nuk e kam kuptuar dot kurrë. Apo njeriu do veten më shumë, dhe mirë do të ishte të mos quhej njeri, por dashuri, dhe dashuria të quhej njeri! Kuptimi i dashurisë është të ringrihesh pas rrëzimit e jo të mbetesh aty lidhur! Të tjerat të mbeten kujtime. Përse dashurinë e kanë ndjekur si jezuitët dhe njerëzit aq sa më shumë e kërkojnë, aq më shumë largohet. Mos nuk gjejmë dot rrugën e duhur? Apo dashuria ka frikë nga njerzëit që e kanë djegur në turrën e druve, sepse është dituria, dhe dituria nuk vdes. Do apo nuk do ti? Sa njerëz të urtë ka pasë e do të ketë kjo botë?

Poetë, shkrimtarë, njërëz që i kanë kënduar dashurisë. Sonte hëna e dashuruar me mua! Sy që shkëlqëjnë si yje, zhyten thellë në horizontin e dashurisë. Hënë e pasionit erotik, e dëshirës, bukurisë, përjetësisë, rubin i zemrës sime. Sonte do të dua ashtu siç dhe ti mua! Do ngrihem të të pres, kur nuk di në jam gjallë apo shpejt po vdes. Do dal të shikoj në bregun e detit që e lamë me lotë. Ti dhe unë! Ti more rrugë të tjëra, ndriçove vende tjera, e mua më le këtu të pres. E vdekur, e mjerë do të vi sonte e plotë për ty, veç për ty! Mjaft mbeta në errësirë e trishim! Për ty do vi sonte o shpirti im! Retë e argjenta do t’i shtroj si një çarçaf, të flemë apo zgjuar të mbetemi. Këtë s’e di, por e parandjej se do të jetë një mister takimi ynë në natën magjike me ty, o hënë e plotë! Magji e shpirtit tim.

Sterio Anastazia

Shekulli Agency