Danimarkë – Mbyllet edhe një tjetër shkollë e FETO-s

Në Danimarkë janë mbyllur 2 prej 16 shkollave të organizatës terroriste guleniste (FETO) me veprimtari në këtë vend, ndërsa 3 të tjera, sipas Ministrisë së Arsimit, kanë probleme ekonomike.

Sipas lajmit të gazetës “Politiken”, pas shkollës “Ballerup Privatskole” theksohet se është mbyllur edhe shkolla “Ostjylland Privatskole”. Ndërsa shkollat “Nilen Privatskole”, “Hoje Taastrup Privatskole” dhe “Al-Salam Skolen” kanë probleme ekonomike për arsyen e largimeve të mëdha të nxënësve nga shkollat.

Teksa bëhet e ditur se në disa shkolla zbatohen politika të kursimeve dhe largime nga puna, theksohet gjithashtu se në shkollën “Osterbro Privatskole” ulja e numrit të nxënësve është në nivelin 20 për qind, kurse në shkollën “Fyns Privatskole” 50 për qind.

Gazeta “Politiken”, e cila ka ndarë me lexuesit informacionin se shkollat e lidhura me FETO-n në Danimarkë kanë humbur më shumë se 600 nxënës, ka vënë në dukje se kjo shifër përbën 20 për qind të nxënësve, që arsimohen në shkollat e FETÖ-s në Danimarkë.

Edhe kanali televiziv shtetëror danez, “TV2”, në muajin gusht kishte kryer një studim të ngjashëm, ku njoftonte opinionin publik se 366 nxënës ishin larguar nga shkollat “Ballerup Privatskole”, “Falster Efterskole”, “HAY Skolen”, “Hillerod Privatskole”, “Hoje Taastrup Privatskole”, “Hoje Taastrup Private Gymnasium”, “Kobenhavns Private Gymnasium”, “Nilen Privat Skole”, “Osterbro Privatskole”, “Osterbro International School”, “Phonix Efterskole”, “Slagelse Privatskole” dhe “Vesterborg Efterskole”, që televizioni i ka paraqitur si institucione arsimore të lidhura me FETO-n.

/TRT/

Shekulli Agency