Kina do ti kthejë SHBA-së nëndetësen e sekuestruar

Ministria e Mbrojtjes së Kinës ka deklaruar se nëndetësen pa pilot të kapur në Detin e Kinës do t’ia dorëzojë SHBA-së.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Jang Jyxhyn ka thënë se hetimet në lidhje me nëndetësen e kapur nga ushtria kineze kanë përfunduar dhe se kontakti mes Kinës dhe SHBA-së në lidhje me këtë ngjarje vazhdon.

Jang duke thënë se SHBA-ja dërgon shpesh avionë dhe nëndetëse zbulimi në Detin e Kinës ka shtuar: ‘Kina është kundër këtyre veprimeve të SHBA-së dhe kërkon nga zyrtarët e Washington-it ti japin fund veprimeve të tilla.’ Ai ka theksuar se do të vazhdojnë të marrin masat për veprime të tilla të SHBA-së.

Ditën e djeshme Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës deklaroi se ka spikatur një nëndetëse pa pilot në Detin e Kinës dhe se ka nisur një hetim në lidhje me mjetin në fjalë.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis deklaroi dje se Kina ka sekuestruar një nëndetëse e cila mblidhte fakte shkencore dhe që i përkiste SHBA-së. Ai ka theksuar gjithashtu se ka kërkuar nga Kina të kthejë nëndetësen.

Shekulli Agency