Marrëveshjet teknike në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po rezultojnë thuajse të gjitha në favor të këtyre të fundit.
Indeksonline mëson se në Lagjen e Boshnjakëve ka nisur ndërtimi i ndërtesës ku, përpos zyrtarëve lokal të veriut, do të vendosen edhe stafi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Përfaqësuesit e Zyrës Administrative në veri thonë se lokacioni në fjalë është i ndarë për komunën veriore, derisa nuk përjashtojnë mundësinë që aty do të vendoset edhe stafi i ASK-së.
Në një prononcim për “Indeksonline”, shefja e kësaj zyre, Adriana Hoxhiq ka thënë se BE-ja ka kryer të gjitha procedurat për tenderimin dhe ka pastaj ka filluar ndërtimin.
Më tej, Hoxhiq tregon se pas përfundimit të punimeve i gjithë stafi zyrtar në veri do të shpërngulet në objektin e ri.