Erdogan: Mobilizim kombëtar kundër organizatave terroriste

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim të mbajtur në takimin e 32-të me krerë lokalë të zhvilluar në rezidencën presidenciale në Ankara ka deklaruar se “Në operacionet brenda dhe jashtë vendit kundër PKK-së organizata ka pësuar një humbje me 9.500 persona duke përfshirë këtu të vrarë, të plagosur apo të arrestuar. Në mesin e këtyre ndodhen edhe shumë krerë me duar të përgjakura të organizatës. Gjithashtu në të njëjtën mënyrë në operacionet kundër strukturës së organizatës separatiste janë kryer më shumë se 40 mijë ndalime dhe mbi 10.500 arrestime”.

“Periudha që po përjetojmë, është e rëndësishme dhe kritike po aq sa edhe Lufta e Pavarësisë. Me aq rëndësi ku do të lindin rezultate jetike”, është shprehur Erdogan, duke shtuar më tej se “Forcat e asaj periudhe pas luftës së Parë Botërore duke e ngushtuar Turqinë në Anadollin qendror dëshironin ta ngushtonin në një territor të vogël të projektuar në Sevr. Njëlloj ashtu siç është edhe sot në Halep”.

Ai ka shtuar më tej se “Sot edhe mbi rajonin edhe mbi vendin tonë po luhen lojëra shumë dinake, të ulëta dhe të përgjakura. Po përpiqen të mbjellë farën e nxitjes në rajonin tonë. Po përpiqen të errësojnë të ardhmen e rajonit tonë me lot të përgjakur, me luftëra të brendshme dhe luftëra sektare. Ne jemi në dijeni të kësaj të vërtete, kjo është një luftë, një garë për të treguar forcën”.

Në fjalën e tij Presidenti Erdogan është shprehur se “Nuk do ti lejojmë ato që dëshirojnë të shndërrojnë vendin tonë në rrënojë. E kanë kryer këtë në Siri, Irak, Libi dhe në shumë vende të tjera, por nuk do të mund ta bëjnë tek ne. Ne nuk do ti lejojmë që të shikojnë ato ditë ku në mesin e rrënojave të vërehen fëmijët tanë në duar, të vërejnë trupat e pajetë të të dashurve tanë dhe të qarat e pashpresa”.

“Sot nuk është dita për grindje, konflikt, dhe armiqësi”

Pasi është shprehur se “Sot nuk është dita për grindje, konflikt, dhe armiqësi apo shpalosja e mosmarrëveshjeve të mëparshme”, Presidenti Erdogan ka theksuar se “Nëse nuk qëndrojmë të bashkuar në unitet me një vendosmëri të plotë si një çelik përballë këtyre sulmeve, askush nga ne nuk mund të shikojë të ardhmet tona me siguri”.

“Shpall mobilizim kombëtar kundër të gjitha organizatave terroriste”

Duke bërë thirrje për mobilizim kombëtar Erdogan është shprehur “Iu drejtohem të gjithë qytetarëve të mi, se si kreu i shtetit të Republikës së Turqisë në kuadër të nenit 104 të kushtetutës sonë shpall mobilizim kombëtar kundër të gjitha organizatave terroriste si PKK-së, DEASH-it, FETÖ-s, DHKP-C dhe kundër të gjitha të tjerave të ngjashme me këto pavarësisht mënyrës, emrit apo shprehjeve që ato kanë”.

“Në mbrëmje do të kem një bisedë me Putin”

Pasi ka vënë në dukje se ditën e sotme në mbrëmje do të ketë një bisedë me homologun rus Putin Presidenti Erdogan ka shtuar se “Është një situatë e brishtë dhe komplekse në terren, ku pa kaluar ende disa orë nga marrëveshja e arritur forcat e regjimit në Siri prishën armëpushimin dhe rinisën të sulmojnë civilët. Për këtë arsye po veprojmë me kujdes”.

Ndër të tjera në lidhje me çështjen e Sirisë ai ka vënë në dukje se “Kemi marrë të gjitha masat për të dërguar ndihmat humanitare për vëllezërit tanë që kanë shpëtuar nga Halepi. O ju Kombet e Bashkuara ku jeni? Vëreni ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo lloj mbështetjeje, por ne po bëjmë përpjekje për krijimin e një korridori. Ne kemi kryer përgatitjet krahas për ato që do të shkojnë në Idlib dhe përreth por edhe për ato që mund të vijnë në Turqi. Nëse ato dëshirojnë të vijnë në Turqi ne jemi të gatshëm që ti presim”.

Ndër të tjera duke u shprehur se Turqia e cila është shpresa e të shtypurve nuk ka lënë vetëm popullin e Halepit, Erdogan ka theksuar “Do të bëjmë të pamundurën, pavarësisht çmimit për të shpëtuar jetën edhe vetëm të një të pafajshmi. Të jeni të sigurtë se kanë qëllime të përbashkëta ata që përpiqen të mbajnë larg Turqinë nga El Bab dhe ata që dëshirojnë që ne të lehtësojmë mënyrat tona në luftën kundër terrorizmit”.

“Armëpushimi i arritur me përpjekjet e Turqisë ndoshta është shpresa e fundit”

Duke vënë në dukje se ndoshta është shpresa e fundit për të pashpresët në Halep që të zbatohet armëpushimi i arritur me iniciativën dhe përpjekjet intensive të Turqisë, Erdogan, ka theksuar : “Për këtë arsye iu bëj thirrje të gjitha palëve dhe komunitetit ndërkombëtar për zbatimin e këtij armëpushimi dhe ofrimin e mbështetjes. Duhet të hapet menjëherë pa asnjë sabotazh dhe pengese korridori njerëzor dhe duhet të lejohen që njerëzit e pafajshëm të dalin shëndoshë e mirë nga lindja e Halepit. Regjimi i Asadit po kryen haptazi krime lufte, krime njerëzore në Halep. Këtë të vërtetë duhet ta shikojnë të gjithë duke përfshirë edhe ata që e mbështesin”.

Shekulli Agency