Futbollisti i Galatasaray-t nderon viktimat e terrorizmit

Futbollisti i Galatasaray-t turk, Yasin Oztekin, festoi për golin e shënuar të dielën me pjesëtarët e policisë speciale të cilët më pas i përqafoi, duke nderuar kështu viktimat e sulmit terrorist në Stamboll.

Lojtari i të “kuq e verdhëve” gëzimin për golin e parë të shënuar e ndau me pjesëtarët e policisë speciale të cilët ishin rreshtuar rreth fushës së blertë.

Në sulmin terrorist të kryer të shtunën dy orë pas ndeshjes së futbollit Beshiktash – Bursaspor, në Stamboll u vranë 44 persona nga të cilët 36 policë dhe 8 civilë.

Oztekin në ndeshjen e cila u luajt në kuadër të xhiros së 14-të të Spor Toto Super ligës turke shënoi “hat-trick”. Ky ishte “hat-tricku” i parë në karrierën e tij. Ndeshja përfundoi me fitore të Galatasaray-t me rezultatin 3:1.

Shekulli Agency