Operacione kundër terrorizmit në Turqi, 118 të ndaluar

Gjatë operacioneve në Stamboll, Ankara, Manisa dhe në Mersin janë ndaluar 118 persona, mes tyre edhe drejtues të HDP-së (Partia Demokratike e Popujve).

Ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Policisë së Stambollit në kuadër të hetimeve dhe vendimeve për ndalimet kanë kryer kontrolle në disa adresa të HDP-së në Stamboll. Në operacione janë ndaluar 20 persona ku në mesin e tyre ndodhet edhe kryetarja e HDP-së për Stambollin, Aysel Güzel, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu edhe ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Policisë së Ankarasë kanë kryer disa operacione duke ndaluar 17 persona nga drejtuesit e HDP-së, ku në mesin e tyre ndodhet kryetari i HDP-së për Ankaranë, İbrahim Binici, kryetari i rajonit Mamak dhe disa drejtues të tjerë.

Ndalime ka patur edhe në qytetin Adana ku ekipet e anti-terrorizmit të drejtorisë së policisë së qytetit kanë ndaluar 25 persona të cilët dyshohen se janë anëtarë të organizatës terroriste PKK dhe kanë kryer propagandën e organizatës.

Ndërsa në qytetin Manisa janë ndaluar 5 persona, ku sipas informacioneve të marra mësohet se ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Policisë së qytetit Manisa kanë kryer operacion të njëkohshëm në adresat e përcaktuara më parë kundër organizatës terroriste PKK/KCK. Në kuadër të operacioneve janë ndaluar kryetari i HDP-së në Manisa A.E, si dhe kryetari i rajonit Salihli dhe persona të tjerë me inciaLET A.M. dhe A.D, A.O, M.B.

Ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Policisë në qytetin Mersin në kuadër të hetimeve dhe vendimeve për ndalim e disa të dyshuarve kanë kryer operacione në disa adresa ku kanë ndaluar 51 persona në mesin e të cilëve ndodhen drejtues të qytetit dhe rajoneve përreth të HDP-së.

Shekulli Agency