Maqedoni, KSHZ: VMRO–DPMNE me epërsi të vogël ndaj LSDM-së

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) deri në ora 21:45 nga 303.365 vota të numëruara VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” fitoi 125.300 vota, ndërsa LSDM dhe Koalicioni “Për jetë në Maqedoni”, ka fituar 110.509 vota.

Partia e tretë është Bashkimi Demokratik për Integrim me 20.346 vota ose 6.71 përqind. Partia BESA ka fituar 11.653 vota, Aleanca për Shqiptarët 8.049 vota. PDSH 6.889 vota, Koalicioni “VMRO për Maqedoninë” 5.803 vota, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi – blloku i tretë 2.289, E Majta (Levica) 2.193 vota, Partia Liberale 938 vota dhe PPD 234 vota deri në 21.45.

Në video-bimet e vendosura në KSHZ vazhdimisht ndryshojnë shifrat ashtu siç arrijnë në mënyrë elektronike rezultatet e komisioneve zgjedhore komunale.

Shekulli Agency